Ministri britanik sjell 47 shqiptarë në Tiranë

Postuar në 21 Mars, 2014 14:35

47 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britaninë e Madhe janë dëbuar sot duke u sjellë në Tiranë. E veçanta e këtij dëbimi ka të bëjë me faktin se, kanë udhëtuar në një avion me ministrin e Shtetit në Britaninë e Madhe, John Taylor.

Ministri britanik u prit në aeroport dhe pati një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Si Taylor dhe Tahiri u bënë thirrje shtetasve shqiptarë që të mos  kërkojnë azil politik në Britani, pasi kërkesat e tyre nuk do të pranohen pasi Shqipëria aktualisht është jashtë hartës së vendeve që mund t’a përfitojnë këtë status. 

Sot është e pa mundur të kërkosh dhe të marrësh azil në vendet e BE-së. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur në vendet e BE-së, qytetarë shqiptarë që kërkojnë azil. Siç jemi të vendosur që bashkë me partnerët tanë të luftojmë këtë fenomen, edhe dimensionin social edhe dimensionin ekonomik, por mbi të gjitha edhe dimensionin kriminal që shfrytëzon pikërisht këtë fenomen dhe krijon të ardhura kriminale të pa merituara, të gjithë ata që shfrytëzojnë në mënyrë kriminale këtë çështje”, tha Tahiri. 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.