Ambasadori i BE Ettore Sequi drejt largimit nga Shqipëria?

Postuar në 22 Mars, 2014 02:22

Pas ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu, një tjetër diplomat i rëndësishëm përgatitet të lërë Tiranën. Gazeta “Dita” i referohet burimeve nga zyra e Këshillit të Europës në Tiranë që i kanë bërë me dije se ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, po shpërngulet nga Tirana për t’u akomoduar në Romë. Ambasadori Sequi në janar të këtij viti mbushi tre vjet në krye të delegacionit të BE-së në Tiranë, ndërsa me Shqipërinë kishte një lidhje më të hershme. Gazeta evidenton se “nuk bëhet e ditur nëse Sequi po ikën për shkak të përfundimit të mandatit tre-vjeçar apo për arsye të tjera” . Megjithatë, gjatë kësaj jave, ai ka bërë gati materialet e zyrës dhe plaçkat e shtëpisë për t’i vendosur në Romë. Për këtë arsye nuk është parë në aktivitetet e ditëve të fundit.

Më shumë: http://gazetadita.al/largohet-ambasadori-i-be-se-mungon-ne-aktivitetet-e-diteve-te-fundit/

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.