“Blackberry” në telashe, edhe Obama mund ta zëvendësojë

Postuar në 21 Mars, 2014 13:08

BlackBerry është vërtetë në telashe, nëse janë të vërteta zërat sipas të cilave edhe përdoruesi i tij më i famshëm, Barack Obama, po përgatitet ta zëvëndësojë me një tjetër smartphone. Ka qenë gjithnjë e dukshme që Presidenti i SHBA-ve ka qenë gjithnjë shumë i afeksionuar pas telefonit të tij. Para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë ai e përdorte intensivisht, aq sa edhe vetë ai e pranonte se kishte krijuar varësi. Pasi u zgjodh, ekipi i tij i sigurisë e kishte informuar se do të duhej të braktiste telefonin e mëparshëm sepse nuk ishte mjaftueshmërisht i sigurtë. Komunikimet e tij dhe mesazhet mund të përgjoheshin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të rrezikonin në këtë pikë. Edhe paraardhësit të tij George Bush, ndër të tjera, i është dashur të heqë dorë nga e-mail-i.

Obama në fakt ishte rebeluar, duke sfiduar edhe shërbimet sekrete. Në fund, kujdestarët për sigurinë e tij dhe ushtarakët ishin dorëzuar, por, duke krijuar një model të veçantë të modifikuar posaçërisht për të, në mënyrë që të ruhej sekreti i mesazheve të tij. I vetmi problem ishte se që nga ai moment e në vijim çdo gjë që ai do të shkruante, do të ishte subjekt i ligjeve që rregullojnë komunikimet e Presidentit dhe si rrjedhojë do të arkivoheshin. Por Barack iu është përgjigjur se për të, kjo nuk do të përbënte problem. Tashmë mësohet se Shtëpia e Bardhë po provon smartphonet e rinj të dy kompanive të tjera, Samsung dhe LG, në bashkëpunim me Pentagonin. Nuk do të jetë një i-Phone, edhe pse tashmë Obama përdor një i-Pad për të lexuar.

Testimet mbi sigurinë do të zgjasin edhe pak muaj, dhe kjo nuk do të thotë me siguri se Presidenti mund të bindet që të bëjë heqë dorë nga telefoni i tij. Por BlackBerry megjithatë është në krizë shitjesh prej kohësh dhe humbja e një klienti të tillë do të ishte një goditje e fortë. E në fakt, një zëdhënës i kompanisë i ka paraprirë asaj që po qarkullon, duke nënvizuar se “prej më shumë se 10 vitesh sigurojmë komunikimet telefonike të lëvizshme për qeverinë amerikane dhe vetëm ne garantojmë nivelin e nevojshëm të sigurisë”. 

 

Për më shumë: http://abcnews.go.com/blogs/politics/2014/03/obama-may-be-looking-to-ditch-his-blackberry-for-a-new-smartphone/

 

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.