"Gjuhësia shqiptare është sot institucioni i fundit i padekomunistizuar"

Postuar në 22 Mars, 2014 02:59

Ledi Shamku-Shkeli është një nga gjuhëtaret që mbështet me forcë ndryshimet e standardit të gjuhës shqipe. Ajo shprehet se, kjo nuk po ndodh sepse “gjuhësia shqiptare është sot institucioni i fundit i padekomunistizuar”.

Ajo shton se, gjuha shqipe ka nevoja për ndryshime ku të pasqyrohen “zhvillimet e reja demografike, shoqërore, politike, ekonomike e kulturore kanë diktuar e diktojnë pasqyrimin e tyre në Shqipen e përbashkët, siç ndodh në çdo gjuhë tjetër të gjallë”.

Në intervistën e dhënë për “Gazetën Shqiptare”, Shamku nënvizon se, kjo “ruajtje” nga ndryshimet mund të çojë në shembjen e normës letrare. “Me fjalë të tjera, me këtë qëndrim kokëfortë e anakronik, rojtarët e standardit del se janë në fakt varrmihësit e tij. Dhe këtë duhet ta kuptojnë. Norma letrare e Shqipes ka nevojë të përditësohet vijimisht duke pasqyruar rezultatet e matjeve konkrete të përdorimit të saj. Siç ndodh me gjuhët rrotull nesh, të cilat falë këtij përditësimi kanë ruajtur një thelb të lashtë, por përherë të ri tyrin dhe nuk i kanë shkëputur lidhjet me trashëgiminë e vet gjuhësore. Kaq është!”

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ledi-shkreli-ndryshimet-...

S.S

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Shtjellimi i ceshtjes nga Ledi Shamku-Shkreli me gjen shume dakord. Ngurtesimet dhe llogoret ideologjike e politike nuk e ndihmojne aspak pershtatjen ndaj zhvillimeve gjuhesore ne kohe.

Submitted by Gloso Mani (not verified) on

Ja  shyqyr qe na dole ti zonja Shamku te na e dekomunistizosh pak gjuhesine shqiptare!..  Nuk futesh dot ne debat pa u treguar perkatesine ideologjike atyre qe mendojne ndryshe nga ty. Dhe te gjithe te dalin te padekomunistizuar, ashtu si te doli edhe profesor Frasheri para ca vitesh....

Submitted by Adi (not verified) on

Cfare kuptoni me ndryshime demografike? Pse dhe si e diktojne ndryshimet DEMOGRAFIKE ndryshimin e standrardit? Cili standrard duhet te ndryshoje? Ai qe nuk eshte respektuar asnje dite keto 20 vitet e fundit?! Vertet ndryshon pas cdo 10 apo 20 vjetesh standrardi i nje gjuhe kombetare? Pasurimi i gjuhes si organizem i gjalleqe eshte, po! Jemi qe jemi te dekomunistizuar, a nuk i fusim nje te ndryshuar cdo 10 apo 20 vjet edhe himnit kombetar, flamurit dhe stemes se Republikes, se datave te pavaresise dhe te clirimit ua kemi marre doren?!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

"Dekomunistizimi" i gjuhes?!? Cfare kodosh koncepti eshte ky? Njerezit sot, sidomos "dijetaret" nuk po dine si ta vene vehten ne qender te vemendjes. Shamku mesa duket nuk e kupton qe para se te dekomunistizoje gjuhen duhet te krijoje kushte qe gjuha te mos masakrohet sic po masakrohet nga kush te mundet, duke filluar qe nga folesit ne radio e televizion, politikanet e gjysma-gazetaret, pale pastaj nga perkthyesit qe per vegel kryesore te perkthimit kane "Google translator".

Nese me dekomunistizim Shamku nenkupton hapjen e dyerve per te pranuar cdo lloj shfytyrimi "qi i bo ija" gjuhes, ose cdo lloj trilli "qi duen me ia qepë do intelektuale te shquem" atehere le ta beje, por te mos na shese profka me dekomunistizim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.