Arkiv-Lajme
Shorti përcakon çerekfinalet e Champions-it, Bayern dhe Real pretendentë kryesorë
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve nuk është treguar shumë i mirë për ekipet spanjolle. Kjo pasi kampionët e Barcelonës do të përballen me Atletico Madrid, ekip me të cilin rivalizojnë për të fituar dhe La Ligën.
Kurse Real Madrid do të ketë përballë Borussia Dortmund, ekipi që një vit më parë i eliminojë në gjysmëfinale.
Sa i takon dueleve të tjera, Manchester United është vënë përballë kampionëve në fuqi të Bayern Munich. Ekipi tjetër anglez, Chelsea do të ndeshet me Paris St-Germain.
'Epidemia' e heroinës në Amerikë
Abuzimi me heroinën në SHBA po njeh një rritje të madhe në krijimin e njerëzve të varur dhe vdekjeve që vijnë si rezultati i përdorimit të saj.
Çikago është një qytet ku kjo drogë mund të gjendet me çmim të lirë, ku furnizim më i madh vjen nga kartelë meksikane.
Rreth gjysmë milionë amerikanë thuhet se janë të varur nga heroina. Shumica e kësaj droge vjen nga Meksika, ku prodhimi i heroinës është rritur me 600% në 10 vitet e fundit.
Gjergj Meta: Nuk ka vetëm islamofobi, por edhe religjionofobi
Dom Gjergj Meta në një shkrim me titull “Islamofobi, krishterimofobi apo religjionofobi…?”, flet për islamofobinë dhe periudhën e vështirë që po kalojnë besimet fetare në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë. Gjergj Meta thotë se, “në Shqipëri ka një reagim ndaj ekstremizmit fetar me matricë islamike dhe kjo nuk vjen vetëm nga qarqe ekstraislamike, por edhe nga elementi i shëndoshë mysliman brenda vetë kësaj bashkësie”.
Tarifa të reja për energjinë elektrike
Të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Konfirmimi vjen nga vetë kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti i cili gjatë një interviste për “Vizion Plus” shprehet se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja. Ajo që është e sigurtë sipas tij është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik.
Basha i drejtohet Ramës si kryebashkiak: Hiq dorë nga bllokimi
Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranë gjatë përurimit të asfaltimit të rrugës së Kokonozëve (investim prej 79.4 milionë lekësh, me gjatësi 790 metra) ka akuzuar qeverinë për bllokim të punës së bashkisë.
“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë Bashkisë së Tiranës po i vihen ‘shkopinj në rrota’. I është shpallur një luftë politike dhe po has bllokime në çdo cep, që nga varrezat tek buxheti apo siç e patë dje bllokimi i bulevardit të Tiranës", tha Basha.
Emergjencat botërore deri në 2030; nevojë për 35% ushqim më shumë, 40% ujë më shumë dhe 50% më shumë energji
Lidhja e ngushtë mes ujit dhe energjisë është tematika kyçe e Ditës Botërore të Ujit, për të cilën do të ketë një serë aktivitetesh nesër. "UJi dhe energjia janë sfidat emetuese që kjo iniciativë dëshiron t’i sjellë në vëmendjen e botës” ka thënë në një shënim Michel Jarraud, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike Botërore.
Policia asgjëson 1500 kg kanabis, 8 kg heroinë dhe 1 kg kokainë
Policia e Shtetit ka asgjësuar sot disa lloje droge pasi çështjet për të cilat ajo shërbente si provë materiale ka kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj.
Sasitë e provave materiale që u asgjesuan janë si më poshtë:
· Heroinë 8 kg 132 gram.
· Kokainë 1 kg e 290 gram.
· Kanabis sativa 1570 kg.
Meta: Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e debatit për SHISH. PD: Kreu i LSI-së përgjegjësi i shkeljes së konsensusit politik
Kreu i LSI-së nuk preferon të bëhet pjesë e debatit për SHISH. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se, ka një protagonizëm të tepruar mbi këtë çështje.
Ndëshkohen mjekët e "21 janarit"
Dy mjekë të Spitalit Ushtarak, të cilët në lidhje me vrasjen e protestuesve me 21 janar 2011, deklaruan se katër demonstruesit ishin qëlluar nga një distancë e afërt, janë ndëshkuar nga Urdhri i Mjekut.
Kjo deklaratë i shkonte përshtat hipotezës së deklaruar nga Berisha se kishim të bënim me vrasje të inskenuan nga grupe brenda protestuesve.
Urdhri i Mjekut pak kohë më parë deklaroi për nisjen e hetimet, ndërsa sot ka vendosur të marrë masa ndëshkuese ndaj mjekëve, Sami Koçeku dhe Alfred Gega.
Nishani me "strukturat paralele”: Hetim të shpejtë për shqiptarët në Siri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani siç dhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda.
Në njoftimin për shtyp thuhet se, “qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri”.
Më tej thuhet se, “Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit”.
