Ndëshkohen mjekët e "21 janarit"

Postuar në 21 Mars, 2014 08:40

Dy mjekë të Spitalit Ushtarak, të cilët në lidhje me vrasjen e protestuesve me 21 janar 2011, deklaruan se katër demonstruesit ishin qëlluar nga një distancë e afërt, janë ndëshkuar nga Urdhri i Mjekut.

Kjo deklaratë i shkonte përshtat hipotezës së deklaruar nga Berisha se kishim të bënim me vrasje të inskenuan nga grupe brenda protestuesve.

Urdhri i Mjekut pak kohë më parë deklaroi për nisjen e hetimet, ndërsa sot ka vendosur të marrë masa ndëshkuese ndaj mjekëve, Sami Koçeku dhe Alfred Gega.

Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, këto masa u morën me motivacionin “Shkelje e etikës mjekësore dhe sekretit profesional”.

Koçeku është gjobitur me 100 mijë lekë, ndërsa mjekut ortoped Alfred Gega i është dhënë vërejtje dhe paralajmërim. Hetimi ndaj tyre nis pas ankesës së dorëzuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

S.S

Comments

Submitted by timi (not verified) on

<p>Shume mire , bravo ju qofte....fillojeni me mjeket qe ose jane sahnlepitres ose berisha u ka vene pushken ne koke dhe te thone cfare donte ai...dhe vazhdoni me kriminelet e gardes qe ekzekutuan urdherin per vrasje e pastaj me urhderdhenesit dhe kriminelet e vertete sali berisha dhe lulezim basha ...keta jane vrasesit e 21 janarit dhe keta duhen denuar ashper.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.