Tarifa të reja për energjinë elektrike

Të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Konfirmimi vjen nga vetë kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti i cili gjatë një interviste për “Vizion Plus” shprehet se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja. Ajo që është e sigurtë sipas tij është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik.
Por, sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike? ERE thotë se akoma nuk është finalizuar vlera re, le të nënkuptohet që tarifat e reja do të favorizojnë kompaninë “CEZ”. Por njëkohësisht me këto masa, a duhet që “CEZ” të përmirësojë edhe administrimin, pra të luftojë sa më shumë debitorët dhe vjedhësit e energjisë?
Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha. Nën 300 kilovat orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat orë më tepër paguhet me 13.5.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kanë rekomanduar Shqipërisë që të bëjë një reformë në këtë fushe edhe për sa i përket tarifave të energjisë, pasi në shumë raste abuzohet nga faturuesit e kompanisë që bën shpërndarjen.
Add new comment