Nishani me "strukturat paralele”: Hetim të shpejtë për shqiptarët në Siri

Postuar në 21 Mars, 2014 08:14

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani siç dhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda.

Në njoftimin për shtyp thuhet se, “qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri”.

Më tej thuhet se, “Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit”.

Presidenti ka kërkuar “shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët” dhe nga ana tjetër ka vlerësuar punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.

Në këtë takim nuk ishin ftuar përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Një takim i kësaj natyre vjen në një kohë kur mes presidentit dhe qeverisë ka një debat të hapur lidhur me sigurinë në vend si dhe për punën e kryer nga institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për këtë çështje. 

S.S

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ky asht rezutati i muslimanizimt te shqiptarve. Le ta gjene vete muslimant se kush asht ne gjinin e tyne terrorist e kush jo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.