Basha i drejtohet Ramës si kryebashkiak: Hiq dorë nga bllokimi

Postuar në 21 Mars, 2014 09:29

Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranë gjatë përurimit të asfaltimit të rrugës së Kokonozëve (investim prej 79.4 milionë lekësh, me gjatësi 790 metra) ka akuzuar qeverinë për bllokim të punës së bashkisë.
“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë Bashkisë së Tiranës po i vihen ‘shkopinj në rrota’. I është shpallur një luftë politike dhe po has bllokime në çdo cep, që nga varrezat tek buxheti apo siç e patë dje bllokimi i bulevardit të Tiranës", tha Basha.

Kreu i bashkisë kërkoi që qeveria të heqë dorë nga bllokimi i punës sepse kjo dëmton qytetarët e kryeqytetit. “Hiq dorë nga bllokimi dhe lufta politike kundër Bashkisë së Tiranës! Po lufton qytetarët e këtij qyteti, po lufton mirëqenien e tyre, po lufton veprat që u shërbejnë atyre. Hiq dorë, sa nuk është vonë, përndryshe qytetarët e Tiranës, qytetarët e gjithë Shqipërisë do të dinë fare mirë t’i japin atë që meriton”, tha ai.
 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.