Arkiv-Lajme

Irani magjepsës

Postuar në 21 Mars, 2014 02:32

Prapa dyerve të mbyllura, ligjet kufizuese të Republikës Islamike nuk kanë “fuqi” dhe një botë e vërtetë lulëzon.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, bota laike e Iranit u zhduk nga çdo pikëpamje.

Sot, ka shumë kufizime që ndalojnë një jetë normale, veçanërisht për gratë: Ato nuk lejohen të bisedojnë me burrat në publik apo të zbulojnë flokët, por janë të detyruara të mbajnë shamitë. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri nëpër rrugë për të zbatuar këto ligje kufizuese.

Vatikani nis dixhitalizimin e dorëshkrimeve. 3 000 është numri për fazën e parë

Postuar në 20 Mars, 2014 18:50

Vatikani parashikon që të dixhitalizojë rreth 3000 dorëshkrime nga fondi i tij që përbëhet nga 82 000 të tillë. Për këtë qëllim dje(datë 20 mars) u firmos një marrëveshje mes Bibliotecës Apostolike dhe kompanisë “Ntt Data”, e cila pritet ta realizojë këtë proces në harkun e katër vjetëve. Sipas prefektit të Bibliotekës, Cesare Pasini, kjo është një fazë e parë e asaj që ai e cilësoi një proces në favor të konservimit, por edhe të përhapjes së dijes, në shërbim të kulturës për të gjithë botën. Vatikani ruan një nga pasuritë më të mëdha në këtë drejtim.

Një mrekulli ekonomike në Shqipëri – rritet konsumi 14%! Sipas Edi Ramës…

Postuar në 20 Mars, 2014 16:00

Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, sonte Kryeministri Rama deklaroi se, si rezultat i uljes së tatimit mbi pagat për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, konsumi është rritur 14%. Menjëherë pas kësaj deklarate të Ramës, kontrollova faqen e internetit të INSTAT-it, për të parë se sa është rritur vëllimi i tregtisë me pakicë, i cili është treguesi më përfaqësues i konsumit në një vend. Por më rezultoi se ky tregues ka kohë që nuk është publikuar nga INSTAT-i.

Nishani thërret në takim për t’u informuar, Adriatik Llallën dhe Vishon Ajazin. Arsye, rekrutimi për në Siri

Postuar në 20 Mars, 2014 14:40

Nesër paradite bëhet e ditur se Presidenti i Republikës do të ketë një takim me kreun e SHISH-it Visho Ajazi dhe me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga rekrutimi i qytetarëve për në luftën në Siri. Takimi ka rëndësi për axhendën, por edhe sepse kreu i SHISH-it, aktualisht po akuzohet nga qeveria se nuk jep informacione, duke krijuar një handikap jo të vogël.

s.z

Njerëz si tabelë qitjeje. Dhunë pa kufij në Siri

Postuar në 20 Mars, 2014 13:34

Një video ekzekutimi i ushtarëve sirianë që bënin roje në spitalin Kindi në Halep të Sirisë dëshmon se deri në cilët kufij ka mbërritur ky konflikt.

E vërteta e veprave të “artit dekadent” të asgjësuara nga nazistët. Një pjesë e tyre u shpëtuan nga një hebre

Postuar në 20 Mars, 2014 13:27

"Për asnjë tablo nuk do të ketë mëshirë". Fjalët janë të ministrit të Propagandës së Rajhut, Jozef Gëbels dha janë gjetur në ditarin e tij të datës 13 janar 1938. “Deutsche Welle” shkruan për 5000 vepra të "artit dekadent" që ranë në zjarrin e vitit 1939 të vënë padyshim nga nazistët që duket se synonin të sterilizonin “të keqen” që përcillet nga ky lloj arti. Arsyeja e artikullit të “DW” shkon përtej këtij fakti, pasi ajo shtron çështjen nëse ky aksion djegieje nuk faktohet të jetë realizuar me të vërtetë.

Pas Krimesë sytë nga Trans-Dniestria. “Nëse Putin ndalet në Krime kemi një shans për të shpëtuar”

Postuar në 20 Mars, 2014 12:26

Inkursioni rus në Krime dhe suksesi i rrufeshëm i tij ka hapur një diskutim mbi atë se çfarë mund të ndodhë me disa vende të tjera të ish-hapësirës sovjetike. Për momentin vëmendja po drejtohet nga Trans-Dniestria, një njësi politike, thuajse e pavarur në Moldavi, e cila ka ofruar kërkesën për t’u bashkuar me Rusinë. Këtij propozimi i ka kushtuar vëmendje BBC-ja e cila shkruan sot për situatën në këtë vend. Si rrugë për të “hetuar” gjendjen është zgjedhur marrja e mendimit të njerëzve që janë të ndarë mes Rusisë dhe Europës.

Fjalor i rënduar në Parlament. Ish-ministri Noka “thyen rekordin”

Postuar në 20 Mars, 2014 11:27

“Balkanweb” ka renditur një pjesë nga debatet parlamentare të sotme, të karakterizuara nga një fjalor i rënduar dhe fyes dhe është ndalur te një rekord i shënuar me këtë rast nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ja një nga pasazhet e Nokës: “Kur ne flasim për rritje çmimesh ai zotëria aty qesh, nxjerr llapën, kur ne flasim për një çështje tjetër, ai nxjerr llapën, u bë si Ver Llapa. I mësoni etikën, mos të nxjerrë llapën, të ikë nga roli i Shaban Qoses e Ver Llapës. Mban llapën e nxjerrë. Ja e nxori llapën!”.

Simpozium ndërkombëtar mbi rolin e bektashizmit. Merr pjesë edhe Nishani: “Toleranca jonë fetare rast unik në Ballkan”

Postuar në 20 Mars, 2014 10:30

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë sot pjesë në simpoziumin ndërkombëtar mbi “Rolin e bektashizmit shqiptar në sendërtimin e dialogut ndërfetar në Ballkan” që u zhvillua në Hotel “Tirana International”. Aty presidenti ka mbajtur një fjalë ku ka vlerësuar rolin e bektashizmit(të cilin e quan besim) në vendosjen e vlerave të tolerancës. “Fillimi i shekullit XX do ishte vendimtar për bektashizmin.

Përfaqësues të biznesit kundër kushteve të FMN-së. Rritje taksash vetëm për kompanitë që kanë pozita të favorizuara në treg

Postuar në 20 Mars, 2014 09:28

Përfaqësues të biznesit kanë reaguar sot lidhur me kushtet e vendosura nga FMN-ja për qeverinë shqiptare. Ideja është se një rritje e re e taksave sipas përfaqësuesve të biznesit është e papërballueshme dhe në vend të kësaj kërkohet luftë ndaj informalitetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme