Përfaqësues të biznesit kundër kushteve të FMN-së. Rritje taksash vetëm për kompanitë që kanë pozita të favorizuara në treg

Postuar në 20 Mars, 2014 09:28

Përfaqësues të biznesit kanë reaguar sot lidhur me kushtet e vendosura nga FMN-ja për qeverinë shqiptare. Ideja është se një rritje e re e taksave sipas përfaqësuesve të biznesit është e papërballueshme dhe në vend të kësaj kërkohet luftë ndaj informalitetit. “VizionPlus” përcillte në një kronikë të vetën propozimin e Luan Bregasit sipas të cilit një zgjidhje është që qeveria duhet të shohë rritjen e taksave, si një masë për ato kompani që kanë pozita të favorizuese në treg ku përfshihen ato që kanë përfituar koncesione nga shteti, kjo pasi rritja e taksave në përgjithësi do të çonte në goditje të konsumatorit.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.