E vërteta e veprave të “artit dekadent” të asgjësuara nga nazistët. Një pjesë e tyre u shpëtuan nga një hebre

Postuar në 20 Mars, 2014 13:27

"Për asnjë tablo nuk do të ketë mëshirë". Fjalët janë të ministrit të Propagandës së Rajhut, Jozef Gëbels dha janë gjetur në ditarin e tij të datës 13 janar 1938. “Deutsche Welle” shkruan për 5000 vepra të "artit dekadent" që ranë në zjarrin e vitit 1939 të vënë padyshim nga nazistët që duket se synonin të sterilizonin “të keqen” që përcillet nga ky lloj arti. Arsyeja e artikullit të “DW” shkon përtej këtij fakti, pasi ajo shtron çështjen nëse ky aksion djegieje nuk faktohet të jetë realizuar me të vërtetë. Nuk ka pamje, edhe në ditarin e Gëbelsit nuk gjen ndonjë fjalë për këtë aksion, por gjithsesi historiania Meike Hofman mendon se ai është realizuar. "Ne besojmë se janë djegur, nazistët kanë qenë burokratë të mëdhenj, por ata nuk do të kishin mundur të fshihnin shfarosjen e urdhëruar të më shumë se 5000 veprave. Pastaj nga inventari i veprave, që do të shkatërroheshin, nuk ka gjurmë në dokumente apo në inventarët e koleksioneve. Rreth 20.000 vepra moderne arti u konfiskuan gjithsej nga nazistët”, ka thënë ajo. Dhe më paradoksalja është sesi shpëtoi një pjesë e këtyre veprave. “Katër nga tregtarët e veprave të artit të zgjedhur nga Ministria e Propagandës, Bernhard Bëhmer, Karl Buchholz, Ferdinand Mëller dhe Hildebrand Gurlitt u ngarkuan me shitjen e veprave të sekuestruara, për të përfituar valutë për regjimin nazist. Por vetëm një pjesë relativisht e vogël përfundoi në arkat e luftës. Dikush kishte llogaritur një herë se me paratë mund të ishte blerë vetëm një tank. Shitja e vepra jashtë vendit pati një tjetër efekt anësor. Njëri prej katër tregtarëve të veprave të artit, Karl Buchholz, mundi që t'ia shiste rreth 650 vepra ish partnerit të tij në biznes, hebreut Curt Valentin, i cili kishte emigruar në SHBA: "Kështu emigranti hebre mundi t'i hapë vend modernes gjermane në kontinentin amerikanoverior. Hitleri me siguri që nuk e kishte menduar, që në një pjesë tjetër të botës ky lloj arti do të kthehej në "shooting-star" të salloneve të artit dhe muzeve”, shkruan “DW”.

http://www.dw.de/djegia-e-veprave-të-artit-para-75-vjetësh/a-17510373

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.