Arkiv-Lajme
Kreu i Komunitetit Mysliman: “Zgjedhja ime, shenjë pjekurie e KMSH-së”. Bruçaj mendon se Shqipëria nuk kërcënohet nga terrorizmi
Kreu i ri Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka dhënë një intervistë të parë për “Gazeta Shqiptare” ku jep komentet e veta për dy çështje që kanë interes publik: zgjedhjen e tij në postin aktual dhe çështjen e besimtarëve që shkojnë në luftë në Siri. Për sa i përket çështjes së parë, Bruçaj ka deklaruar se “zgjedhjet për detyrën e kryetarit të ri të KMSH-së ishin një model shumë i mirë i pjekurisë dhe maturisë së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe mbarë opinionit të besimtarëve që shoqëroi këtë proces”.
Disa vendime të reja nga Këshilli Ndërakademik i Gjuhës
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një mbledhje të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës që është mbajtur më 14 mars në Prishtinë. Mbledhja është mbyllur me disa vendime që lidhen me drejtshkrimin e disa fjalëve, me shumësin e disa të tjerave dhe me përdorimin e shkronjës së madhe në disa raste. “GSH” ka përdorur si lëndë kryesore informimi çështjen e shumësit, ku sipas asaj që përcjelle gazetarja Fatmira Nikolli fjalët teatër, kabllo, kuadër bëhet teatra, kablla apo kuadra. Mbledhja e radhës bëhet e ditur se do të marrë në shqyrtim çështje të sintaksës.
Shqipëri-Greqi në negociata për marrëveshjen e re të ujërave
Ambasadori i Greqisë në Shqipërisë, Leonidas Rokanas ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku flet për çështjen e marrëveshjes së delimitimit të ujërave detare. Problemi kyç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare që hodhi poshtë draft-marrëveshjen e vitit 2009. “Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet”, shprehet Rokanas, duke përcjellë kështu mendimin se marrëveshja e re nuk mund ta tejkalojë vendimin e gjykatës, por që gjithsesi nuk është se pengon që pjesë të marrëveshjes së shkuar të merren në konsideratë si pika nisjeje për të negociuar në këtë drejtim.
Obama mbledh G7-ën në Hagë. Fokus kryesor, kriza ukrainase, Lavrov reagon ashpër
Presidenti amerikan Barack Obama u ka bërë ftesë krerëve të vendeve të ‘G7′-ës dhe të Bashkimit Evropian për një takim javën e ardhshme, në Hagë, në kuadër të Samitit për Sigurinë Bërthamore, ku do të zhvillohen bisedime për situatën në Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
"E drejtë e krahasuar ballkanike", kreu i Republikës Srpska: Krimea rast legjitim, Kosova jo
Vladimir Putini mund të ketë deklaruar se në rastin e Krimesë është Kosova precedenti, por ka serbë që mendojnë se Presidenti rus e ka gabim. Ose të paktën: ai e ka mirë, por paralelisht me të, rasti i Kosovës kërkon një sqarim tjetër. Kush është ndryshimi? Një ide e jep presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i njohur për deklarata që kërkojnë të bëjnë përshtypje. Sipas tij “vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka marrë “një grup njerëzish në Kuvend dhe nuk i ka përfshirë të gjithë përfaqësuesit nga e gjithë Kosova”.
Gjakova e Mitrovica, zona të lira ekonomike. Thaçi, një tjetër lëvizje prag zgjedhjeve
Pas lëvizjes për rritjen e pagave të buxhetorëve, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ditën e sotme ka marrë vendimin që dy komunat, ajo e Mitrovicës dhe e Gjakovës të shpallen zona të lira ekonomike. Mediat e Prishtinës njoftojnë se sipas kryeministrit Thaçi ky vendim është marrë në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike, të cilat sipas tij, do të ndikojnë në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë. Thaçi ka vlerësuar se zonat ekonomike në Mitrovicë (porta hyrëse e mallrave serbe) dhe Gjakovë (zona kufitare me Shqipëinë) do të jenë mbështetëse të fuqishme të bizneseve kosovare.
Krime, përkeqësohet situata, përplasje me armë. Vritet një ushtar ukrainas. Jatsenjuk: Jemi në gjendje lufte!
Hapa shumë shqetësues janë hedhur orët dhe minutat e fundit në Krime, duke paralajmëruar tensionim të skajshëm mes Rusisë e Ukrainës. Pas firmosjes së marrëveshjes së aneksimit të Krimesë nga Rusia, trupa ushtarake ruse mësynë në Simferopol, ku vranë një ushtar ukrainas.
Yulia Timoshenko e dëshpëruar inkurajon ukrainasit: Ne do fitojmë e Rusia do humbë
Yulia Tymoshenko ka reaguar me një shkrim të publikuar në shtypin ndërkombëtar pas referendumit të organizuar në Krime e pasi Putini deklaroi se Krimea është më në fund ruse. Ajo ka bërë një listë me pika në shkrimin e vet “plot nerv”. Dhe në këto pika shkurtimisht thuhet:
Ka vdekur “emiri i Kaukazit” Doku Umarov, kryearmiku i Moskës
I kërkuari numër Një i Rusisë dhe emri më i frikshëm për shërbimet sekrete ruse në prag të Lojrave Dimërore të Soçit, ka vdekur. Një faqe islamiste ka njoftuar sot për vdekjen e Doku Umarovit, lideri i rebelimit të armatosur në Kaukaz dhe armiku numër një i Rusisë. Lajmin e ka dhënë faqja kavkazcenter.com”, e cila citon “Komandën e Emiratit të Kaukazit”, por nuk jep hollësi të tjera. Në të kaluarën, Doku Umarov kishte marrë përgjegjësinë për shumë atentate të përgjakshme në Moskë dhe në qytete të tjera ruse.
PD denoncon: Në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, një falsifikator pijesh
Deputetja e PD-së Voltana Ademi denoncoi emërimin në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, të një personi për të cilin ajo tha se ka prodhuar pije dhe ushqime që rrezikojnë shëndetin publik. Kryeministri, tha Ademi, ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Një fakt, një njoftim kronike mbi rastin e tetorit 2012, gjendet kollaj në rrjet.