Arkiv-Lajme

Referendumi në Krime, rezultatet priten brenda ditës

Postuar në 16 Mars, 2014 01:39

Qendrat e votimit janë hapur në Krime për referendumin që do të përcaktojë nëse gadishulli do të mbetet pjesë e Ukrainës apo do t’i bashkohet Rusisë. Do të votohet deri në mbrëmje vonë, në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme dhe pritshmëritë janë që rezultatet të publikohen po sonte. Ky proces votimi nuk ka gjetur mirëkuptimin e vendeve perëndimore që e kanë cilësuar si të paligjshëm dhe të rrezikshëm atë.

Gazetarja Melissa Gira Grant: Kam bërë prostitutën me synimin për t’u bërë shkrimtare

Postuar në 15 Mars, 2014 16:05

Personi që shihni në foto është Melissa Gira Grant, një gazetare në ditët e sotme dhe një ish “webcam girl” (një vajzë që ka pozuar nudo, apo që ka ofruar shërbime seksi, online). Ajo ka shkruar për gazetat the Guardian, Glamour, Wired, Jezebel dhe Washington Post, e ka publikuar më shumë se një liber.

Pse e djathta ekstrene nuk ecën në Britani?

Postuar në 15 Mars, 2014 14:00

Ka vite që në Europë vjen vërdallë një frikë nga rritja e ndikimit të partive të së djathtës ekstreme në rrethanat e krizës ekonomike. Një frikë e tillë lindi dhe në Britaninëe Madhe pesë vjet më parë, në vitin 2009, kur Partia Nacionale Britanike mori mbi 6% të votave të zgjedhjet për parlamentin europian, dhe për pasojë mori dy vende në këtë parlament. 6% (dy vende në parlament) nuk janë ndonjë rezultat i frikshëm, por në Britani u dalin punëve përpara. Dhe me atë rast filluan komentet.

Presidenti i Bylisit dhunon kreun e FNSH-së dhe delegatin e FSHF-së

Postuar në 15 Mars, 2014 11:38

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit ka përfunduar me dhunë. Ekipi i Ballshit ishte dënuar që të luante pa tifozë, por në shkallët e stadiumit “Adush Muça” ka pasur tifozë të pranishëm. Delegati i FSHF-së ka kërkuar që stadiumi të boshatiset dhe kjo ka zgjatur për afro 20 minuta. Kjo ka qenë dhe arsye e sherrit.

Kufiri detar me Greqinë, MPJ: Marrëveshja e 2009-s “nuk pi ujë”

Postuar në 15 Mars, 2014 11:26

Qeveria shqiptare mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se marrëveshja e 2009-ës për kufijtë detare mes Shqipërisë e Greqisë është antikueshtetuese dhe nuk mund të ketë asnjë ratifikim të saj.

Burime të sigurta nga Ministria e Jashtme i thanë “Ora News” se, përpos çdo pretendimi nga pala greke, ekzekutivi shqiptar nuk do të pranojë zbatimin e marrëveshjes së ujërave territoriale të firmosur 5 vite më parë.

"Divorci" i fëmijëve u kushton rëndë dy familjeve në Durrës

Postuar në 15 Mars, 2014 11:20

“Divorci” vazhdon të mbetet një gjë e rëndë për mentalitetin e shumë familjeve në vendin tonë. Ndarjet e çifteve kanë përfunduar shpesh me viktima dhe konflikte të armatosura.

Ky është edhe rasti i divorcit të Xhuljan Hoxhës, 24 vjeç dhe Antoneta Ndojit, të cilët u ndanë dy javë pas martesës.

Familja e djalit ka shkuar në shtëpinë e vajzës për t’u bërë të ditur vendimin për ndarjen. Por, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga babai i vajzës, i cili ka rrëmbyer armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi krushqit.

Nishani: Shumica e aksioneve antiterror dhe antidrogë mbajnë firmën e SHISH

Postuar në 15 Mars, 2014 11:12

Në një kohë kur qeveria dhe kreu i SHISH duket se po shkojnë drejtë një fundit të pritshëm, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se shumica dërrmuese e aksioneve antiterror dhe antidrogë të kryera muajt e fundit janë iniciuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe mbajnë firmën e këtij institucioni.

Në një intervistë për televizionin Klan, kreu i shtetit përgënjeshtron Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe thotë se Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme për tritolin.

Kush e ka zbuluar “rrjetin e rekrutimeve për në Siri”? SHISH jo, thotë Top-channel

Postuar në 15 Mars, 2014 10:21

Top-channel jep një lajm, që më pas është marrë dhe nga agjenci të tjera të informacionit, dhe ky lajm ka të bëjë me hetimet e zhvilluara që janë finalizuar me arrestimin e dy imamëve dhe të disa besimtarëve myslimanë me akuzën e rekrutimit të shqiptarëve për në Siri.

Diplomati grek Dimitris Moschopoulos: “Njohja e Kosovës do jetë moment special për Greqinë”

Postuar në 15 Mars, 2014 10:00

Greqia nuk ka ambasadë në Prishtinë. Por ka dërguar atje një diplomat ndërlidhës. Dimitris Moschopoulos quhet. Ai ka folur në publik lidhur me faktin që vendi i tij nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet i pavarur. Por nuk është se ka thënë ndonjë gjë të madhe. “Ka shumë arsye pse kjo nuk ka ndodhur; dhe janë arsye komplekse”, tha ai, por pa hedhur dritë mbi këto arsye. Megjithatë, si për të nënvizuar ‘gravitetin” e këtij fakti, ai u shpreh se “kur do të ndodhë njohja, do të jetë një moment shumë i veçantë për Greqinë”.

Portali ‘e-zani.com’ distancohet nga imamët e arrestuar; por edhe nga media e sistemi gjyqësor

Postuar në 15 Mars, 2014 06:53

Gazetat e televizionet kanë raportuar zellshëm mbi arrestimin e imamëve e besimtarëve që janë përfshirë –kjo është akuza që u bëhet – në rekrutimet e njerëzve për në Siri, por nuk është nënvizuar fakti se ka dhe segmente të rëndësishme brenda komunitetit mysliman që nuk u kanë dalë në mbrojtje të arrestuarëve. Madje, këto segmente (që janë segmente përfaqësuese të këtij komuniteti) kanë pretendimin se e kanë kritikuar sjelljen e dy imamëve të arrestuar përara se ata të arrestoheshin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme