Gazetarja Melissa Gira Grant: Kam bërë prostitutën me synimin për t’u bërë shkrimtare

Personi që shihni në foto është Melissa Gira Grant, një gazetare në ditët e sotme dhe një ish “webcam girl” (një vajzë që ka pozuar nudo, apo që ka ofruar shërbime seksi, online). Ajo ka shkruar për gazetat the Guardian, Glamour, Wired, Jezebel dhe Washington Post, e ka publikuar më shumë se një liber. Ka shkruar dhe një libër që e ka gati për botim, dhe për ta shkruar këtë ka marrë shkas nga disa përpjekje në Europë për të miratuar ligje që penalizojnë klientët e prostitutave e jo vetë prostitutat.
Ajo s’e ka për gjë të thotë se punën e punëtores së seksit e ka bërë për para, dhe se nuk është fare në siklet për atë përvojë, nuk ka asnjë traumë apo pasojë pas asaj që ka bërë, flet me partnerët e saj të sotëm mbi atë periudhë, dhe se në fund s’e ka problem hic të flasë për këtë pjesë të jetës së saj edhe ne publik. Në një intervistë që ka dhënë për The Guardian, ajo shprehet se nuk është dakord me përpjekjet për të imituar modelin skandinav, ku klientët e prostitutave kriminalizohen. Sipas saj, ligje të tilla nuk i zgjidhin problemet që ekzistojnë në këtë lëmë.
Intervista, pë rata që dinë anglisht, mund të gjendet në linkun http://www.theguardian.com/society/2014/mar/15/melissa-gira-grant-sex-work-afford-be-ëriter
Re.Pu.
Add new comment