Nishani: Shumica e aksioneve antiterror dhe antidrogë mbajnë firmën e SHISH

Postuar në 15 Mars, 2014 11:12

Në një kohë kur qeveria dhe kreu i SHISH duket se po shkojnë drejtë një fundit të pritshëm, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se shumica dërrmuese e aksioneve antiterror dhe antidrogë të kryera muajt e fundit janë iniciuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe mbajnë firmën e këtij institucioni.

Në një intervistë për televizionin Klan, kreu i shtetit përgënjeshtron Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe thotë se Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme për tritolin.

Në këtë intervistë, Presidenti i Republikës flet edhe për ristrukturimin e Forcave të Armatosura, reformë që sipas tij nuk mund të kryhet pa u konsultuar me parlamentin, NATO-n dhe aleatët e Shqipërisë.

 

S.S

Comments

Submitted by pal golemi (not verified) on

<p>ik or se je bere kamikaze e berishes, bure pa pike dinjiteti</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.