Diplomati grek Dimitris Moschopoulos: “Njohja e Kosovës do jetë moment special për Greqinë”

Postuar në 15 Mars, 2014 10:00

Greqia nuk ka ambasadë në Prishtinë. Por ka dërguar atje një diplomat ndërlidhës. Dimitris Moschopoulos quhet. Ai ka folur në publik lidhur me faktin që vendi i tij nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet i pavarur. Por nuk është se ka thënë ndonjë gjë të madhe. “Ka shumë arsye pse kjo nuk ka ndodhur; dhe janë arsye komplekse”, tha ai, por pa hedhur dritë mbi këto arsye. Megjithatë, si për të nënvizuar ‘gravitetin” e këtij fakti, ai u shpreh se “kur do të ndodhë njohja, do të jetë një moment shumë i veçantë për Greqinë”.

Diplomati grek në Kosovë shtoi më tej se shteti i tij ka inkurajuar shtetasit e Greqisë, po ashtu edhe ata të Kosovës që të ketë liri të lëvizjes në mes të dy vendeve: "Tani Greqia, vizat për kosovarët do t’i vë në pasaportë edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën. Qytetarët e Kosovës do të kenë lëvizje të lirë me vizat greke në të gjitha vendet e Schengenit, me përjashtim të Spanjës, e cila poashtu nuk e ka njohur Kosovën".

Të gjitha këto ai i ka thënë gjatë një ligjërate në Universitetin AAB.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.