Arkiv-Lajme
Mesila Doda shpjegon “PSE-në” e qëndrimeve ndryshe dhe konfirmon se do të mbetet në PD derisa “të shpiket neni i përjashtimit”
Që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike, deputetja Mesila Doda ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të ndryshme nga qëndrimet zyrtare të partisë. Nuk kanë munguar shpeshherë në media as aludimet për një largim të saj nga kjo forcë politike; aludime të cilat ajo i ka hedhur poshtë. Megjithatë, Doda në një shkrim të botuar sot në gazetën “MAPO” ka shpjeguar arsyet se pse mban një qëndrim ndryshe nga Partia Demokratike, duke u përqëndruar në deklarimet e saj më shumë te zhvillimet e brendshme sesa vetëm në përballjen me mazhorancën e re.
Tahiri shkon tek Nishani për t’u sqaruar mbi punën e SHISH. Por ndonjë gjë tjetër po bisedohet?
Ka informuar institucionalisht SHISH apo jo, ministrinë e Brendshme lidhur me krimin, rastet e tritolit dhe aktet terroriste? Presidenti Nishani lëvdon kreun e Shërbimit, Visho Ajazi, për punë shembullore; ministri Saimir Tahiri, përkundrazi, thotë se SHISH se nuk ka bashkëpunuar me policinë e shtetit për të parandaluar këto akte terroriste. Prandaj është rasti që të dyja palët të sqarohen kokë më kokë, në ved të deklaratave nga kamerat. Ky është dhe motivi i një takimi që ka nisur para një ore në Presidencë, mes Tahirit dhe presidentit Nishani.
Apeli pafajëson ish drejtorin e stadiumit kombëtar, Shkalla e Parë e dënoi me tre vjet burg
Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku, i cili akuzohej për korrupsion. Gjykata e Shkallës së Parë e pat dënuar me tre vjet burg, pasi ai u shpall fajtor për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Por, pavarësisht dënimit ai nuk qëndroi asnjë ditë prapa hekurave. Treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti e pezulloi ekzekutimin e dënimit për një periudhë prej tri vitesh, kohë gjatë së cilës Sallaku nuk duhet të kryente asnjë vepër tjetër penale.
Fluks i madh aplikimesh në Policinë e Shtetit. Do pranohen 50 me 50 vajza e djem
Një ceremoni e pazakontë kjo e çeljes së testimeve të reja për Shkollën e Policisë. Si asnjëherë tjetër po mbahet në Pallatin e Kongreseve në pranin e kryeministrit Rama që po mban një fjalim para aplikantëve. Mbi 10 000 të rinj e të reja kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit. Dhe vajza këtë vit kanë shanse të barabarta me djemtë për t’u bërë pjesë e policisë nëse do kalojnë testin, sepse siç sqaroi drejtori i përgjithshëm Artan Didi, “Rekrutimi i femrave do të bëhet në raportet 50% me 50%.
Pyetjet pa përgjigje. Pse ekspertët janë të habitur me zhdukjen e fluturimit të Malaysia Airlines
E përditshmja Mapo ka përkthyer një shkrim të publikuar në gazetën The Guardian lidhur me avionin malajzian që ka humbur pa nam e nishan. Aty nyjëtohen disa pyetje, që kanë mbetur pa përgjgije. Po ua risjellim në faqet e respublica-s:
Më shumë se një javë pas zhdukjes së fluturimit MH370 të linjës Malaysia Airlines, një numër gjithnjë në rritje pyetjesh mbeten pa përgjigje ose të shpjeguara pjesërisht.
• Përse pasagjerët apo ekuipazhi nuk telefonuan në qoftë se ata e kuptuan se avioni ishte devijuar nga kursi ?
Projekti i ri për patentat, riklasifikohet kushti mbi moshën e drejtuesit
Në draftin paraprak të projektligjit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të hartuar nga organet e Transportit, pitet të ndryshojë sistemi i klasifikimit të lejeve të drejtimit në përputhje me direktivën përkatëse europiane, njofton shqiptarja.com. Risia në këtë draft është fakti se, për t’u aftësuar për leje drejtimi të kategorive të ndryshme, kushti kryesor është mosha. Pra, nëse qytetari ka një moshë të caktuar, vetëm atëherë mund të futet në provat teorike dhe praktike, për kategorinë e mjetit të lejuar për moshën.
Të ardhurat në Thesarin e Shtetit rriten 5.6% në dymujorin e parë
Në dy muajt e parë të këtij viti, të ardhurat në Thesarin e Shtetit u rritën 5.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga rreth 496 milion dollarë në rreth 524 milionë. Në qoftë se i zhveshim këtyre të ardhurave ato jotatimore (si ndihmat, fitimet e Bankës së Shqipërisë, etj.), rezulton se të ardhurat tatimore-doganore janë rritur 5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga 442 në 464 milionë dollarë.
Perandori hashashi kishte ngritur rrjeti “Oruçi" në Itali. Tregu kërkonte me ngulm “mall shqiptar”
Detajet e një operacioni të policisë italiane ndaj një rrjeti shqiptar të trafikut të hsashashit, që ka rritur të “bluajë” 10 milionë euro Brenda disa javësh, kanë zbardhur mediat fqinje. Shqiptarja.com njofton se së fundi ky rrjet, “i Oruçëve”, kishte mundur të transportonte një sasi prej të paktën 6 kuintalësh. Shqiptarët me mbiemrin Oruçi ishin padronët e vërtetë të linjës që kishte mundur të dërgonte nga Shqipëria në brigjet italiane atë sasi të madhe droge.
Dy deputetë shqiptarë në parlamentin e e ri të Serbisë. Kamberi: Vota tregoi sesa shqiptarë ka Lugina
Në bazë të numërimit të votave deri më tani, Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka arritur të sigurojë dy deputetë shqiptarë në parlamentin serb. Shaip Kamberi (majtas) nga PVD, ka deklaruar për gazetën e Prishtinës “Zëri”, se janë numëruar 99.8 për qind e votave dhe se në bazë të këtyre rezultateve, ai dhe Riza Halimi do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës në parlamentin serb. Me këtë është dëshmuar se ka mjaft shqiptarë në Luginën e Preshevës, shton Kamberi.
Fushë-Kruja “mësohet” me tritolin. Shpërthim i fuqishëm tek dera e Bashkisë
Fushë-Kruja duket se po kalon nën një regjim të rregullt shpërthimesh. Një sasi e konsiderueshme eksplozivi i është vendosur mbrëmjen e sotme derës së Bashkisë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:50. Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.