Dy deputetë shqiptarë në parlamentin e e ri të Serbisë. Kamberi: Vota tregoi sesa shqiptarë ka Lugina

Në bazë të numërimit të votave deri më tani, Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka arritur të sigurojë dy deputetë shqiptarë në parlamentin serb. Shaip Kamberi (majtas) nga PVD, ka deklaruar për gazetën e Prishtinës “Zëri”, se janë numëruar 99.8 për qind e votave dhe se në bazë të këtyre rezultateve, ai dhe Riza Halimi do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës në parlamentin serb. Me këtë është dëshmuar se ka mjaft shqiptarë në Luginën e Preshevës, shton Kamberi.
“Sigurisht që është një forcë politike më e madhe e shqiptarëve dhe dy deputetë është më lehtë edhe me u koordinu rreth punëve edhe thjesht ato reagimet e vitit të fundit që i kemi pasur nga qeveria serbe, prej kur e kemi bojkotuar regjistrimin e popullsisë se nuk ka mjaft shqiptarq në Luginë të Preshevës, tash me këtë e kemi dëshmuar se sa shqiptarq jetojnë dhe ekzistojnë në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar Kamberi për gazetën “Zëri”. Në parlamentin serb, shqiptarët e Luginës përfaqësoheshin legjislaturën e kaluar vetëm nga deputeti Riza Halimi.
a.k
Add new comment