Tahiri shkon tek Nishani për t’u sqaruar mbi punën e SHISH. Por ndonjë gjë tjetër po bisedohet?

Postuar në 18 Mars, 2014 06:57

Ka informuar institucionalisht SHISH apo jo, ministrinë e Brendshme lidhur me krimin, rastet e tritolit dhe aktet terroriste? Presidenti Nishani lëvdon kreun e Shërbimit, Visho Ajazi, për punë shembullore; ministri Saimir Tahiri, përkundrazi, thotë se SHISH se nuk ka bashkëpunuar me policinë e shtetit për të parandaluar këto akte terroriste. Prandaj është rasti që të dyja palët të sqarohen kokë më kokë, në ved të deklaratave nga kamerat. Ky është dhe motivi i një takimi që ka nisur para një ore në Presidencë, mes Tahirit dhe presidentit Nishani. Nuk është sekret dëshira e shprehur dhe me iniciativa ligjore, e mazhorancës për shkarkimin e Visho Ajazit, e po ashtu lufta e opozitës (dhe presidentit) për ta mbajtur Ajazin në detyrë. A do jetë ky takim që po ndodh, një “sqarim” për performancën e Shërbimit tonë Sekret, apo ndoshta po diskutohen kandidatura kompromisi nga të dyja palët, për të zëvendësuar Ajazin? Le të shohim.

 

a.k
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.