BE-SHBA nisin sanksionet e para, Rusia reagon: Jeni patetikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov (foto), ka qenë zyrtari i Federatës Ruse që ka reaguar ashpër pas sanksioneve që i janë një numri të zyrtarëve të këtij shteti nga SHBA dhe BE. Sipas zyrtarit rus sanksionet e vëna kundër një numri të zyrtarëve të të këtij shteti, janë një reagim patologjik i Perëndimit. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar ngrirje të pasurive të shtatë zyrtarëve rusë, përfshirë edhe dy ndihmës presidencialë, si ndëshkim për okupimin e Krimesë në Ukrainë. Më herët, edhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian janë pajtuar për sanksione kundër 21 zyrtarëve rusë dhe ukrainas, “Sanksionet e vëna ndaj Rusisë e reflektojnë një refuzim patologjik të Uashingtonit për të pranuar realitetin”, ka thënë Ryabkov. Forcat pro-ruse kanë qenë nën kontroll të Krimesë që nga muaji shkurt. Moska thotë se trupat e vendosur në Krime janë forca vetëmbrojtëse ruse dhe nuk janë nën kontroll direkt të saj.
a.k
Add new comment