Fluks i madh aplikimesh në Policinë e Shtetit. Do pranohen 50 me 50 vajza e djem

Postuar në 18 Mars, 2014 04:23

Një ceremoni e pazakontë kjo e çeljes së testimeve të reja për Shkollën e Policisë. Si asnjëherë tjetër po mbahet në Pallatin e Kongreseve në pranin e kryeministrit Rama që po mban një fjalim para aplikantëve. Mbi 10 000 të rinj e të reja kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Patrullës së  përgjithshme të policisë së shtetit. Dhe vajza këtë vit kanë shanse të barabarta me djemtë për t’u bërë pjesë e policisë nëse do kalojnë testin, sepse siç sqaroi drejtori i përgjithshëm Artan Didi, “Rekrutimi i femrave do të bëhet në raportet 50% me 50%. Kjo risi do ta bëjë më demokratik strukturën e policsië dhe do të rrisë transparencën, do të ulë ndjeshëm rastet e korruopsionit dhe përmirësojë cilësinë e komunikimit”.
Kërkesat e mëdha të aplikantëve, sipas kryeministrit Rama, tregon se tashmë rinia është gati t’i kundërvihet krimit. Padyshim, edhe rritja e ndjeshme e rrogës në rradhët e policisë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.