Perandori hashashi kishte ngritur rrjeti “Oruçi" në Itali. Tregu kërkonte me ngulm “mall shqiptar”

Detajet e një operacioni të policisë italiane ndaj një rrjeti shqiptar të trafikut të hsashashit, që ka rritur të “bluajë” 10 milionë euro Brenda disa javësh, kanë zbardhur mediat fqinje. Shqiptarja.com njofton se së fundi ky rrjet, “i Oruçëve”, kishte mundur të transportonte një sasi prej të paktën 6 kuintalësh. Shqiptarët me mbiemrin Oruçi ishin padronët e vërtetë të linjës që kishte mundur të dërgonte nga Shqipëria në brigjet italiane atë sasi të madhe droge.
Zinxhiri i këtij grupi kriminal përbëhej nga të paktën 30 hallka, ç’ka nënkuptonte 30 persona të ndryshëm, me role specifike. Trafiku niste nga Shqipëria për në Comasco, ndërsa ka pasur një qarkullim prej 10 milionë euro, ose e përkthyer ndryshe 2 milionë doza marijuana, e mjaftueshme për të furnizuar të gjithë përdoruesit e zonës. Sipas medieve italiane që kanë publikuar rezultatet e këtij hetimi, përdoruesit ua kishin kërkuar së fundmi shitësve me pakicë marijuanën shqiptare, pasi malli që vinte nga Afrika nuk u pëlqente.
Lexoni në vijim: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/itali-oru--t-krijuan-perandori-marijuane-10-milion---euro--n--pak-jav--205501.html
a.k
Comments
TE LEGALIZOHEN MARIJUANA...
<p>TE LEGALIZOHEN MARIJUANA... DHE SHTETI TA KONTROLLOJE DHE TE VJELE TAKSA NGA KY BISNES...SHIKONI KOLORADON NE USA....DHE MESONI SE SI DUHET TE SILLET SHTETI ME MARIJUANEN...</p>
Add new comment