Arkiv-Lajme
Largimi i kreut të AMA-s, Kuvendi nis procedurat. E.Bushati, pa mandat që nga 2012-ta
Sot në Kuvend nisin procedurat për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Endira Bushati. Nëpërmjet një shkrese, kreu i Kuvendit Ilir Meta firmosi procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e Endira Bushatit, pasi mandati i saj në krye të AMA-s ka përfunduar që në datë 24.09.2012.
Legalizimi i “hashashit” në Shqipëri, nismë konkrete apo ide sporadike?
Shtohen zërat pro idesë për legalizimin e hashashit. Si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai i ekspertëve ligjorë një nismë e tillë do të sillte disa efekte pozitive. Sipas kryetarit të Shoqatës së Avokatëve penalist, Saimir Vishaj kjo nuk është një ide e kohëve të fundit. Vetë ekspertët ligjorë e kanë ngritur më parë këtë çështje deri edhe në komisionet parlamentare. Megjithatë nëse ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale do të ishin më të lehta, kontrolli ekonomik duket më i ndërlikuar.
Krime, 93 % i thonë "PO" bashkimit me Rusinë
Popullata në Krime ka rrethuar me shumicë pothuajse absolute opsionin “Po” të fletës së votimit që u shpërnda në më shumë se 1200 qendra në mbarë krahinën. 93 për qind e pjesëmarrësve kanë pohuar me votë se janë për bashkimin me Rusinë dhe pavarësimin nga Ukraina. Gjithsesi, këto janë të dhënat e publikuara nga televizioni “Rusia24”. Në këtë referendum kanë marrë pjesë mbi 80 për qind e 1.5 milionë votuesve të regjistruar. Për këtë proces u hapën 1205 qendra votimi dhe u ngritën 27 komisione elektorale.
k.k
Daçiç: I trishtuar kur fëmijët e mi dhe tuaj, pas dhjetë vjetësh, të flasin që edhe Shqipëria është Perëndim
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pas votimit në ditën e zgjedhjeve, duke folur për interesin e serbëve për t’u integruar në Bashkimin Evropian, e ka krahasuar Shqipërinë me integrimin, duke iu referuar mundësisë së refuzimit. Ai është shprehur se do të ishte e pafalshme nëse Shqipëria do të integrohej në Bashkimin Europian para Serbisë. “Kroacia do të marrë 9 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme për ndryshime strukturore dhe punë të infrastrukturës dhe besoj se ne kemi interes që të bëjmë një gjë të tillë, ata nuk janë më të mençur se ne.
“Ndjesa” e ish-kryeministrit maqedonas, Georgievski: Nuk e njihja peshën e faktorit shqiptar
Ish-Kryeministri maqedonas, Lupco Georgievski flet për “Express” lidhur me qëndrimet e tij në kohët kur ishte lider i partisë më të madhe nacionaliste maqedonase dhe Kryeministër i Maqedonisë.
Shqiptarët, të fundit në rajon edhe për pagën minimale
Shqipëria renditet si vendi i fundit në Europë dhe në rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro, renditet i fundit edhe në krahasim me Kosovën. Sipas një analize të realizuar nga Open Data Albania, shteti më i ri i Ballkanit aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.
Alarm për ujin e pijshëm që furnizon 70 % të kryeqytetit. Ekspertët: “Uji i Bovillës përbën rrezik, të futet në karantinë”.
“Burimi” që furnizon me ujë të pijshëm 70 për qind të banorëve të Tiranës rezulton të jetë jashtë parametrave normalë e si i tillë duhet të futet menjëherë në karantinë. Alarmi vjen ga ekspertët e ujit të pijshëm që shprehen për televizionin “A1Report” se ky ujë nuk i plotëson parametrat për t’u konsumuar nga qytetarët. “Me gjithë masat që janë marrë unë mendoj se ende uji i rezervuarit të Bovillës, nuk është ujë i cilësisë së parë. Pra është i papijshëm. Edhe pse futet në impiantin e filtrimit ai sërisht nuk pastrohet dhe unë mendoj se Tirana nuk e meriton të pij këtë ujë.
Dasara Malltezi rrëfen marrëdhënien me gjyshin Sali Berisha dhe u përgjigjet kritikave: “Any publicity, is good publicity”
Mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë një intervistë sot për gazetën “Koha Jonë” ku rrëfen punën me librin“Guidë për lëndën e Letërsisë”, promovuar pak ditë më parë. “Supermbesa”, siç është cilësuar në media ditët e fundit Dasara Malltezi, u përgjigjet pyetjeve mbi komentet në rrjetet sociale, mbi marrëdhëniet me gjyshin e saj, Sali Berisha, por edhe mbështetjen e tij në këtë sipërmarrje. “Ideja më erdhi krejt rastësisht. Kuptova se nuk po bëja diçka të veçantë me jetën time, nuk po bëja gjëra që do të më ndihmonin të arrija synimet e mia në jetë dhe mendova të bëja këtë libër.
Jemin Gjana thotë se “ia ndërprenë karrierën në mes” dhe e cilëson si “lajthitje” qëndrimin e Topallit për humbjen e PD
Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Jemin Gjana nuk është më aktiv në Partinë Demokratike. Por jo për shkak të tij. Pavarësisht se një prej politikanëve më jetëgjatë në PD, ish-ministri i bujqësisë, ish-nënkryetari i kësaj partie thotë për në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, dhënë gazetares Valentina Madani se të tjerët ja ndërprenë karrierën në mes.
Serbia në zgjedhje; favorit Vuçiç, radikali që u bë progresist dhe hoqi dorë nga “Serbia e Madhe”
Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që cilësohen me rëndësi për procesin e reformave që duhet të pasojnë hapjen e negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Temat kryesore të fushatës 45 ditore kanë qenë korrupsioni, rritja e nivelit ekonomik dhe integrimi dhe bie në sy fakti se ç ështja e Kosovës nuk është përmendur apo përdorur shumë si kauzë për tërheqjen e votive.