Referendumi në Krime, rezultatet priten brenda ditës

Qendrat e votimit janë hapur në Krime për referendumin që do të përcaktojë nëse gadishulli do të mbetet pjesë e Ukrainës apo do t’i bashkohet Rusisë. Do të votohet deri në mbrëmje vonë, në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme dhe pritshmëritë janë që rezultatet të publikohen po sonte. Ky proces votimi nuk ka gjetur mirëkuptimin e vendeve perëndimore që e kanë cilësuar si të paligjshëm dhe të rrezikshëm atë. Nga ana tjetër, Kremlini e ka mbrojtur duke e cilësuar referendumin si legjitim, me argumentin se banorët e Krimesë kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre, në kushtet kur qeveria e ligjshme e Ukrainës u rrëzua nga një grusht shteti i opozitës.
k.k
Add new comment