Alarm për ujin e pijshëm që furnizon 70 % të kryeqytetit. Ekspertët: “Uji i Bovillës përbën rrezik, të futet në karantinë”.

“Burimi” që furnizon me ujë të pijshëm 70 për qind të banorëve të Tiranës rezulton të jetë jashtë parametrave normalë e si i tillë duhet të futet menjëherë në karantinë. Alarmi vjen ga ekspertët e ujit të pijshëm që shprehen për televizionin “A1Report” se ky ujë nuk i plotëson parametrat për t’u konsumuar nga qytetarët. “Me gjithë masat që janë marrë unë mendoj se ende uji i rezervuarit të Bovillës, nuk është ujë i cilësisë së parë. Pra është i papijshëm. Edhe pse futet në impiantin e filtrimit ai sërisht nuk pastrohet dhe unë mendoj se Tirana nuk e meriton të pij këtë ujë. Duhet patjetër të bëhen gropa antiseptike për ujrat e zeza të banorëve që jetojnë rreth Bovillës. Duhen investime serioze. Ajo duhet të futet në karantinë dhe të mbrohet. Këtë nuk mund ta bëjnë vetëm komunat por duhet një angazhim edhe i shtetit,” thotë Mehmet Metaj, ekspert studiues i Bovillës. Drejtuesit e Ujësjellësit shprehen se e njohin këtë problem, por ata thonë se uji kalon në procesin e klorinimit. Por për ata që merren me ujin, nëse uji është i turbullt, klori nuk ka asnjë efekt ”Klori ka veti ta ruajë cilësinë e ujit, nëse një ujë është i turbullt klori s’e pastron” sqaron Bilbil Daçi, ish-punonjës i Ujësjellësit. Në këtë situatë, kur askush nuk është i sigurtë për ujin që iu vjen në shtëpi, institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje, përpara se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran--ekspert-t-uji-i-bovill-s-spihet-t--futet-n--karantin--205386.html
k.k
Add new comment