Shqiptarët, të fundit në rajon edhe për pagën minimale

Shqipëria renditet si vendi i fundit në Europë dhe në rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro, renditet i fundit edhe në krahasim me Kosovën. Sipas një analize të realizuar nga Open Data Albania, shteti më i ri i Ballkanit aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro. Dallim tjetër bën Maqedonia, ku paga minimale në këtë vend vendoset sipas sektorit të punësimit, ku paga minimale më e ulët është 178 Euro/Muaj. Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Krahasuar me këto vende, sërish Shqipëria rënditet ndër të fundit. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 Euro/Muaj. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj dhe ajo përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 mijë lekë.
Për më shumë: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1029/Pagat-Minimale-ne-Shqiperi--Rajon-dhe-Europe-
k.k
Comments
Mos valle nuk jeni updatuar

Mos valle nuk jeni updatuar ende ju.....??? Paga minimale eshte ulur akoma me shume tash nje muaj dhe shkoi ne 19.000 leke.... me vkm...

@alidemsi - Ka ndryshuar

@alidemsi - Ka ndryshuar vetem masa e kontributeve qe paguheshin mbi bazen e pages minimale ku eshte ulur kontributi per punedhenesit. Por paga minimale ligjerisht eshte ende 22 mije leke...

"Shqiptarët, të fundit në

"Shqiptarët, të fundit në rajon edhe për pagën minimale". Pse?

E çka kujtoni ju se me mentalitet turko-islamik perparohet-a? Te gjitha vendet islamike jane me te mbrapambeturit ne bote. Keshtu edhe Shqiperia asht ma e mbrapambetun ne Eurpe. Doni muslimanizem? Mbanje, asht e drejta e juej, por k si konseguence mbrapambetjen (Fjala e Allahut).

Add new comment