“Ndjesa” e ish-kryeministrit maqedonas, Georgievski: Nuk e njihja peshën e faktorit shqiptar

Ish-Kryeministri maqedonas, Lupco Georgievski flet për “Express” lidhur me qëndrimet e tij në kohët kur ishte lider i partisë më të madhe nacionaliste maqedonase dhe Kryeministër i Maqedonisë. Flet për atë se si ai e sheh sot Maqedoninë, raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, zhvillimet në rajon, ardhmërinë e Kosovës. “Sot, kur e analizoj krizën e vitit 2001, them se ne ishim të vetëdijshëm se shqiptarëve duhet t’u japim të drejta më të mëdha dhe si Qeveri kishim bërë disa punë, siç janë Universiteti i Tetovës, kanali i tretë në Televizionin e Maqedonisë, fillimi i decentralizimit dhe shumë të tjera. Dhe, nëse vlerësojmë vitin 2001, mendoj se ishte koha e duhur për një faktorizim më të madh të shqiptarëve, mirëpo çdoherë parashtroj pyetjen se a kishte vallë nevojë për luftë? Sot e kësaj dite mendoj se nuk kishte nevojë për krizë, sepse 70% e atyre gjërave të cilat u shkruan në Marrëveshjen Kornizë, kishin filluar të realizoheshin. Sot, kur flasim për shqiptarët në Maqedoni, ajo që dua t’i mësoj ata maqedonas të cilët fjetën edhe gjatë formimit të Maqedonisë së pavarur, edhe gjatë luftës së vitit 2001, është fakti se shqiptarët definitivisht janë faktor, dhe jo vetëm aq. Ata janë faktor serioz në Maqedoni dhe kjo duhet të respektohet” shprehet ish-kryeministri maqedonas.
Intervista e plotë: https://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-lupco-georgievskin-nuk-e-njihja-peshen-e-faktorit-shqiptar-3412/
k.k
Comments
Më mirë vonë se kurë
<p>Më mirë vonë se kurë</p>
Nuk besoj se e ka seriozisht
Nuk besoj se e ka seriozisht
Add new comment