Dasara Malltezi rrëfen marrëdhënien me gjyshin Sali Berisha dhe u përgjigjet kritikave: “Any publicity, is good publicity”

Postuar në 16 Mars, 2014 05:50

Mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë një intervistë sot për gazetën “Koha Jonë” ku rrëfen punën me librin“Guidë për lëndën e Letërsisë”, promovuar pak ditë më parë. “Supermbesa”, siç është cilësuar në media ditët e fundit Dasara Malltezi, u përgjigjet pyetjeve mbi komentet në rrjetet sociale, mbi marrëdhëniet me gjyshin e saj, Sali Berisha, por edhe mbështetjen e tij në këtë sipërmarrje.  “Ideja më erdhi krejt rastësisht. Kuptova se nuk po bëja diçka të veçantë me jetën time, nuk po bëja gjëra që do të më ndihmonin të arrija synimet e mia në jetë dhe mendova të bëja këtë libër. Shtysa kryesore ishte dhe fakti që unë e mora këtë si një sfidë me veten, sa e aftë isha unë t’ia dilja vetë... Për librin, periudha e studimit dhe e mbledhjes së materialit ka qenë viti i fundit i maturës, ku unë mësoja dhe shënimet i kisha personale, pa menduar ndonjëherë për t’i botuar, ndërkohë për librin kam punuar që nga dhjetori, pra diku të 3-4 muaj më parë. Pritshmëria ime ishte për diçka tjetër dhe kurrë nuk e prisja këtë lloj reagimi. Ka kaluar çdo pritshmëri dhe më bëhet vërtet qejfi” shprehet Malltezi ndërsa flet për punën e bërë me librin e botuar pak ditë më parë.

E përsa i përket komenteve në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as kritikat ajo shprehet se: “komentet negative më pëlqejnë shumë. Në fund të fundit çdo koment të jep një lloj informacioni, por komente negative me prapavijë politike as nuk më bëjnë fare përshtypje. Të gjykosh librin nga kopertina në kuptimin e plotë të fjalës! Pra të gjykosh një libër të tërë, gati 200 faqe nga përdorimi i një fjale të vetme (që është mbiemri im) tingëllon absurde”. Duke pranuar se libri i saj ka ngjallur mosbesim dhe debate, Malltezi thotë se “Any publicity, is good publicity” (çdo lloj reklame, është reklamë e mirë)”. Ndërsa përsa i përket raporteve me gjyshin e saj, Sali Berisha ajo thotë se nuk e ka parë atë asnjëherë si kryeministër, deputet, apo politikan. “Gjithmonë për mua ka qenë gjyshi. I vetmi dallim është që tani e takoj shumë me shpesh dhe jam tmerrësisht e lumtur për këtë gjë” vijon ajo. Ndërsa përsa përfshirjes në politikë, Malltezi thotë se për momentin nuk e ka një ambicie të tillë. “Synoj tek biznesi, por nuk di të flas për të ardhmen e largët” thotë ajo.

k.k

 

Intervista e plotë: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/6205-dasara-malltezi-absurde-te-gjykohet-libri-im-per-shkak-te-mbiemrit.html

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E sigurte eshte nje gje ne kete mesele qe po vazhdon prej disa kohesh tashme. Ju gazetaret po i beni publicitetin me te mire te mundshem kesaj. Edhe sikur te kishte bere ndonje gje te madhe per kete vend nuk do ti rrinit kaq ngjitur si ai pas kepuce si po i rri media kesaj ne cdo twitt e ne cdo hahahahaaaaaa qe ben ne facebook. Kur shoh gjithe kete gurgule te ben te mendosh valle gjithe ky publicitet eshte pa qellim apo falas?!&nbsp;</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Bashkohem me parafolesin. Nderi me i madh qe mund ti beni kesaj debileje eshte te vazhdoni ti jepni hapesire per nje liber qe me shume gjasa as nuk e ka shkruar vete.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.