Arkiv-Lajme

Kosova e ngjashme me Krimenë? “Jo, me Sirinë”, thotë kongresmeni Eliot Engel

Postuar në 14 Mars, 2014 15:37

Qysh nga momenti që ka nisur kriza në Krime, nuk ka ditë që të mos dëgjohen zëra që e krahasojnë këtë krizë me atë të Kosovës para vitit 1999 (për t’i dhënë kështu të drejtë Rusisë që ka ndërhyrë), dhe për rrjedhojë dhe zëra të tjerë që mbrojnë tezën se mes rastit ‘Krimeja’ dhe rastit ‘Kosova’ nuk ka lidhje (për ta nxjerrë në një dritë të keqe ndërhyrjen ruse në Krime). Sot është dëgjuar që ta thotë këtë të fundit dhe Angela Merkel.

NDI jep një të dhënë befasuese: Shqiptarët vijojnë të mbështesin qeverinë e tyre

Postuar në 14 Mars, 2014 15:27

Instituti Demokeratik Amerikan (National Democratic Institute) ka bërë një hulumtim në Shqipëri, me anë të të cilit ka dashur të ndërtojë një panoramë të humorit politik këtyre anëve. Dhe e dhëna më befasuese ka të bëjë me faktin që shqiptarët, ndonëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj jo shumë të bujshëm qysh nga momenti që qeveria ‘Rama’ mori votëbesimin në parlament, vijojnë të kenë besim tek kjo e fundit, dhe të kenë më pak besim tek parlamenti.

Kuvendi zyrtarizon shkarkimin e Endira Bushatit nga AMA

Postuar në 14 Mars, 2014 11:36

“Zonja Bushati, mandatin si kryetare me vendim të kuvendit 113 dt 21.7.2011 e ka patur në përputhje me ligjin 8410/1998 i ndryshuar, vetëm për periudhën nga 21.7. 2011 deri më 24.09.2012, pjesa tjetër e qëndrimit në detyrë është e jashtëligjshme.”, kjo është memoja e dalë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i detajuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura. Ky dokument i firmosur nga kyretari Ilir Meta miraton nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s.

Lavrov: Rusia do të respektojë referendumin e Krimesë

Postuar në 14 Mars, 2014 10:38

Rusia dhe SHBA “nuk kanë vizion të përbashkët” për krizën në Ukrainë, shprehet ministri i Jashtëm rus pas bisedimeve me homologun amerikan. Gjithsesi, Sergei Lavrov ka shtuar se takimi me John Kerry në Londër ka qenë “konstruktiv”. “Rusia do të respektojë të drejtën e vendosjes së popullit të Krimesë”, tha Lavrov, ndërkohë që referendumi për përcaktimin e statusit të rajonit do të mbahet këtë të diel. Qytetarët e këtij rajoni do të vendosin nëse do të shkëputen nga Ukraina për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Besnik Mustafaj në Lajpcig: Ballkani, terren pjellor për konflikte politike

Postuar në 14 Mars, 2014 09:33

Panairi i Librit në Lajpcig është një event shumë i rëndësishëm botëror për autorë, shkrimtarë, poetë, estetise etj.. Në këtë event paraqiten lexime autoriale, debate, ide, takime ndërkulturore mes autorëve nga vende të ndryshme. Këtë vit në të janë pjesë  42 autorë nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lihtenshtejni, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Rumania dhe Hungaria që prezantohen në programin e TRADUKI-t. Në këtë rrjet ndër autorët shqiptarë janë pjesë Besnik Mustafaj, Fatos Baxhaku dhe Matteo Mandala studiues arbëresh.  

Rexhep Qosja akuzon: Akademikët shqiptarë po bëjnë shovinizëm, duan ndryshimin e gjuhës shqipe

Postuar në 14 Mars, 2014 09:08

Akademiku Rexhep Qosja gjithnjë ka shprehur qëndrimin e tij për të mos e ndryshuar gjuhën shqipe, ashtu sikurse po propozohet vitet e fundit edhe në Shqipëri. Ai shprehet se ka veprime të fshehta të akademikëve shqiptarë për të ndryshuar bazën e gjuhës së njësuar kombëtare letrare dhe krimijin e një gjuhe të veçantë standarde të Kosovës shtet. Sipas tij ky është një shovinizëm brendakombëtar për të shuar në shpirtin e popullit të Kosovës nga ideja e madhe për bashkimin me Nënë Shqipëri.

Mark Zukerberg telefonon Obamën, stop përdorimi i internetit për përgjime

Postuar në 14 Mars, 2014 08:40

Mark Zukerberg është shumë i indinjuar ndaj SHBA për përgjimet që ky shtet u bën njerëzve të ndryshëm në botë nëpërmjet internetit. Mark Zukerberg , themeluesi i “Facebook”, deklaron se ai ka telefonuar Presidentin amerikan Obama, për t’i shprehur irritimin e shqetësimin e tij për programin dixhital të mbikëqyrjes.

Bashkim Dobrushi dërgon letër të bijave që s’janë më: Nuk dua ta gjykoj nënën tuaj për atë që ju bëri

Postuar në 14 Mars, 2014 07:53

Gazetat italiane kanë dhënë lajmin lidhur me një letër që babai i tri vajzave të vrara nga e ëma në Lecco të Italisë, Bashkim Dobrushi, u ka dërguar pikërisht atyre, vajzave të veta që “tani janë në qiell kapur dorë për dore”. Dhe letra, për shkak të përmbajtjes, ka bërë përshtypje Është e tëra e shkruar nën frymëzime të krishtera (“nuk dua ta gjykoj nënën tuaj”, u thotë ai në letër të bijave që s’janë më; “do doja të kuptoja diçka, por nuk jam në gjendje; do doja të kisha kuptuar diçka, por nuk kam qenë në gjendje”), ndonëse Bashkimi vetë, të paktën në origjinë nuk është i krishterë.

Kosova miraton projekligjin e ri, deri në 15 vjet burg për luftëtarët e Sirisë

Postuar në 14 Mars, 2014 06:28

Kosova miraton projektligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet e armatosura jashtë territorit të saj. Ndryshe nga Shqipëria, shteti i Kosovës ka bërë një hap përpara në këtë drejtim, ndërkohë që në Shqipëri janë shënuar të arrestuarit e parë myslimanë të cilët nxitnin qytetarët shqiptarë për të shkuar të luftojnë në Siri. Parlamenti i Kosovës miratoi me 48 vota, 10 vota kundër dhe 4 votë abstenim për këtë projekligj.

Agela Merkel: Moska, veprime të turpshme, Kosova dhe Krimea, asgjë të përbashkët

Postuar në 14 Mars, 2014 06:16

Krahasim të turpshëm e ka cilësuar kancelarja gjermane Angela Merkel, çështjen e Krimesë me atë të Kosovës. Kancelarja u ka thënë deputetëve në Bundestag se është e turpshme për të krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendum për pavarësinë në Krime dhe i bëri thirrje Rusisë të ndalë veprimet e saj në Ukrainë ose në të kundërtën  do të përballet me sanksione ekonomike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme