Lavrov: Rusia do të respektojë referendumin e Krimesë

Rusia dhe SHBA “nuk kanë vizion të përbashkët” për krizën në Ukrainë, shprehet ministri i Jashtëm rus pas bisedimeve me homologun amerikan. Gjithsesi, Sergei Lavrov ka shtuar se takimi me John Kerry në Londër ka qenë “konstruktiv”. “Rusia do të respektojë të drejtën e vendosjes së popullit të Krimesë”, tha Lavrov, ndërkohë që referendumi për përcaktimin e statusit të rajonit do të mbahet këtë të diel. Qytetarët e këtij rajoni do të vendosin nëse do të shkëputen nga Ukraina për t’u bërë pjesë e Rusisë. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama tha të premten se do të ketë “pasoja” nëse dhunohet “sovraniteti i Ukrainës”. S.S
Add new comment