Arkiv-Lajme

Shqipëria ka tashmë sistemin e mbikëqyrjes detare...

Postuar në 12 Mars, 2014 11:55

 

Drejtues i ri në Këshillin e Statistikave dhe disa anëtarë në Bordin Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Postuar në 12 Mars, 2014 11:04

Dhimitër Tole do të jetë kryetari i ri i Këshillit të Statistikave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë shqiptare krahas të cilit janë bërë edhe disa emërime të tjera. Kështu janë miratuar emrat e disa anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Dhe anëtarët janë: Ismail Ademi; Alban Dudushi; Kozara Kati; Aldo Merkoçi; Adrian Thano.

Shkolla e Administratës Publike, sot u miratuan rregullat e funksionimit. Do të ketë një këshill drejtues me 12 anëtarë

Postuar në 12 Mars, 2014 10:58

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama mund të thuhet se është në mësymje të përgjithshme në raport me funksionimin e Administratës Publike. Përveç vendimeve, ndërhyrjeve dhe akteve për rekrutimin, kohën e punës, ngritjen në detyrë për nëpunësin civil. Sot qeveria ka miratuar edhe një vendim që padyshim ka shumë rëndësi: vendimin për “Rregullat e organizimit e të funksionimit të shkollës shqiptare të administratës publike dhe trajnimin e nëpunësve civilë”. Është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të punës për nëpunësin civil.

Rusia krijon Qendrën e Bashkëpunimit me Ballkanin dhe Europën. Selia në Beograd

Postuar në 12 Mars, 2014 10:45

Rusia ka ndërmend të vendosë në Beograd selinë e një organizate jofitimprurëse e cila synon të funksionalizojë më tej marrëdhëniet e Moskës me vendet e Ballkanit dhe të Europës. Agjencia “Tanjug” citon ambasadorin rus në Serbi, Aleksandër Kozunin, i cili ka shpjeguar se qëllimi i Qendrës për Bashkëpunimin me vendet e Ballkanit dhe Europën do të ketë si fokus bashkëpunimin politik, ekonomik si dhe atë në fushat e shkencës dhe arsimit.

s.z

Hashim Thaçi: “Ëndrra e Serbisë për Trepçen mori fund”

Postuar në 12 Mars, 2014 10:20

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot gjatë një vizite në minierën e Trepçes se “ëndrrat e Serbisë për Trepçën janë shuar njëherë e përgjithmonë me largimin e tyre nga këtu dhe se ata s’do të kthehen më kurrë”. Ai ka qenë në minierë pas vendimit të qeverisë për të rritur me 50% pagat e tyre, në një takim ku ka nënvizuar kontributin e minatorëve në përballjen me vështirësitë e krijuara nga Beogradi. “Heronj të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës”, i ka quajtur ai minatorët.

Shpërthim në New York. Rrëzohet një ndërtesë, 11 të plagosur. Mendohet si shkak rrjedhja e gazit

Postuar në 12 Mars, 2014 09:09

Një shpërthim me pasojë 11 të plagosur ka ndodhur në New York në zonën e Harlemit Lindor. Mediat njoftojnë se godina është rrëzuar si pasojë e shpërthimit, i cili nga të dhënat e para mendohet se ka ardhur nga rrjedhja e gazit.

Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-us-canada-26549431

s.z  

55 barna të reja në listën e rimbursimit. Ministri i Shëndetësisë: “Nga 1 prilli hiqet TVSH-ja për ilaçet”

Postuar në 12 Mars, 2014 07:29

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja njoftoi sot përmes një konference për shtyp se që nga data 1 prill nuk do të aplikohet  më TVSH-ja për ilaçet. Po kështu qeveria sot ka miratuar listën e barnaave të rimbursueshme, ku sipas tij janë shtuar edhe 55 barna të reja.

Ministri Çuçi për reformën territoriale dhe minoritetet: Njësitë e minoriteteve nuk do të përzihen me njësi të tjera

Postuar në 12 Mars, 2014 06:22

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka dhënë garanci se reforma territoriale nuk ka si qëllim objektiva elektoralë. Sipas tij, reforma është domosdoshmëri për zhvillimin, por edhe për një mirëadministrim të fondeve publike. Kështu sipas tij “vetëm pagat e punonjësve të komunave, pa ato të këshilltarëve, sot janë 25 milionë dollarë në vit”. Çuçi ka shtuar se lidhur me shqetësimet e ngritura nga subjektet përfaqësuese të minoriteteve, do të zbatohen të gjitha detyrimet që burojnë nga konventat.

"Idetë" nuk shterojnë në Serbi, Nikoliç: Ushtri për Veriun e Kosovës

Postuar në 12 Mars, 2014 05:17

Një hap përpara e dy mbrapa. Kjo duket se është taktika e Serbisë me Kosovën, pavarësisht se marrëveshjet e nënshkruara flasin për një marrëdhënie që pranon realitetin e Kosovës shtet. Kështu, pak kohë pasi Prishtina aprovoi transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri, presidenti I Serbisë, Tomislav Nikoliç del me idenë se një ushtri dueht edhe për Veriun. “…unë pyeta se ndaj kujt mbrohen? Po ashtu, thashë se nëse i formojnë këto forca, kjo duhet bërë edhe në veri”, ka thënë ai.

Rihapet dosja e djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë”. Lesi: “Të dëshmojë Berisha, Visho Ajazi, Musaraj dhe Agim Shehu”

Postuar në 12 Mars, 2014 04:08

“News 24” bën me dije se botuesi actual i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi ka depozituar sot paradite në prokurori një CD me pamje filmike të redaksisë së djegur të kësaj gazete në vitin 1997.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme