Arkiv-Lajme
Shënim: Rasti Uli Hënes dhe cikli ynë i mbyllur
Një legjendë e futbollit gjerman, por edhe e menaxhimit të futbollit, president i kampionëve në fuqi të Bundesligës dhe Europës, Bayern Munich po gjykohet për evazion fiskal. Uli Hënes (Uli Hoeness) 62 vjeçar u detyrua të pranojë se i kishte shkaktuar një dëm prej 18 milion eurosh autoriteteve gjermane duke përdorur një llogari të fshehtë në Zvicër. Shuma e deklaruar prej tij është shumë herë më e madhe se sa pretendimi i prokurorëve, që e akuzonin atë për evazion fiskal në vlerën e 3.5 milion eurove.
ILDKP, asnjë zyrtar i lartë i kontrolluar, zhduket regjistri i denoncimeve. Hetim i ri për çdo deklaratë
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të nisë hetimin administrativ për deklaratat e interesave private që nga viti 2003 për krerët më të lartë të shtetit: presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe funksionarë të tjerë të rëndësishëm. Top Channel thotë se sipas ILDKP-së që prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo jo.
100 mijë eurot e Preshevës, Rama-Thaçi nuk i kanë lëvruar ende, ndërsa materniteti po ndërtohet
Megjithëse si gjesti, edhe shuma e parave u ironizuan dhe tallën, caktimi i 100 mijë eurove simbolike nga dy qeveritë shqiptare Rama-Thaçi pas takimit të Prizrenit, për ndërtimin e një materniteti në Preshevë ende nuk ka përfunduar me lëvrimin e shumës. Ndaj dhe kreu lokal I Preshevës, Ragmi Mustafa, përmes Tv Klan Kosovës dhe emisionit Infomagazinë u ka bërë thirrje dy kryeministrave që ta lëvrojnë shumën.
Nishani: Ja pse vendosa të ftoj Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dhënë një intervistë për televizionin “Abc News” në të cilën u jep përgjigje disa debateve publike që e gjejnë atë të përfshirë direkt apo indirekt. Duke iu referuar mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti ka shpjeguar arsyet se pse zhvilohet kjo mbledhje dhe pse ka vendosur që të bëjë pjesë të saj edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Vetëm në 1 javë 3 mijë kg hashash. Propozimi suprizë i Dhomës Amerikane: Shqipëria ta legalizojë dhe ta taksojë
Ditët e fundit nuk kanë munguar lajmet mbi sasi të mëdha droge që janë bllokuar në vend. E në fakt, vetëm në një javë, Policia e Shtetit deklaron se ka kapur rreth 3 mijë e 100 kilogram mariuhanë. Në këto kushte, rezulton se vendi ynë ka një prodhimtari të lartë të kësaj lënde narkotike, që nga vende të ndryshme ka nisur të liberalizohet. Ky fakt ka ndezur debate në Shqipëri dhe ka ngritur pikëpyetjen nëse zgjidhja më e mirë do të ishte luftimi i saj apo liberalizimi.
Pranga në Kakavijë për Shemsie Kadrinë. Akuzohet për mashtrim por çështja konkrete nuk sqarohet
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë konfirmoi sot se është arrestuar në Doganën e Kakavijës, teksa udhëtonte drejt Greqisë, ish-presidentja e firmës Piramidale “Gjallica” Shemsie Kadria. Prangosja është kryer në bazë të një urdhër arresti të Prokurorisë të lëshuar në 23 mars të vitit të kaluar, për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha. Në fakt, një padi për mashtrim për shitje banese dhe shuma monetare në vlerë 2.1 milionë lekë të reja, është gjykuar dhe Kadria është shpallur e pafajshme; nuk dihet nëse bëhet fjalë për një akuzë e re.
Përgjimi i ri, dëshmia si Erdogani vë në shërbim të familjes median dhe shërbimin sekret
Zbardhet faktet të reja të marrëdhënies së medias, shërbimit sekret dhe administratës shtetërore me familjen Erodgan në Turqi. Nga një përgjim që është nxjerrë sot në internet nga profile në Twitter që janë në anën e opozitës së majtë, dëgjohet Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe djali i tij, Bilal Erdogan tek flasin për masat që duhen marrë për minimizimin e kostos së aksionit kundër korrupsionit të 17 dhjetorit gjatë të cilit u arrestuan katër djem ministrash (kishte urdhër arrestimi edhe për djalin e Erdoganit) si edhe shumë të tjerë.
Ka një përshtypje se Obama po tregohet i dobët dhe naiv në politikën e jashtme. Është e vërtetë?
A është treguar e dobët dhe naive administrata amerikane e presidentit Obama lidhur me konfliktin e Ukrainës dhe vatra të tjera të ndezura në botë? Apo pritshmëria botërore që Amerika të ndërhyjë shpejt dhe ushtarakisht për këdo dhe gjithçka, tani po na zhgënjen sepse nuk po mësohemi dot me këtë lloj “maturie” të Obamës? Sido që të jetë, të paktën vetë republikanët amerikanë nuk janë të kënaqur për menaxhimin që Obama i ka bërë krizës ukrainase, le më pastaj kasaphanën siriane, programin bërthamor të Iranit etj.
Lecco, Itali: Gruaja nga Shqipëria që vrau tri vajzat e saj
Gazeta Express ka bërë një raportim të plotë mbi gruan me origjinë shqiptare që vrau tre vajzat e saj në Lecco të Italisë. Ja shkrimi i plotë:
E kishte lënë burri, një nënë shqiptare ka therur me thikë tre fëmijët e saj, 13, 10 dhe 4 vjeçe, në banesën e saj në qytetin e Lekos, në Itali. Gruaja, Edlira Dobrushi, 37 vjeçe u gjet e mbuluar me gjak, në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku ka rrëfyer krimin e trefishtë: “I vrava unë”.
Çështja 'Nazime Visha': "Kadare & Agolli të pakënaqur me Presidencën; dhe debati përfshin dhe të tjerë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e mori në konsideratë një apel të disa intelektualëve shqiptarë, mes të cilëve dhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli, për faljen e Nazime Vishës. Pas kësaj, gazetarja Eni Vasili bëri një shkrim kritik në adresë të Presidentit.