Arkiv-Lajme
Berisha ikën i injoruar nga Kongresi i EPP-së në Dublin
Si rrallëherë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka postuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, për takimin e Kongresit të Partitë Popullore Evropiane në Dublin. Para nisjes, Berisha paralajmëroi se “do të mbronte protestat e shoferëve të furgonëve”. Por duket se ish-kreu i PD-së nuk ka gjetur hapësirë për të shprehur këtë shqetësim.
"Të burgosurit", ministria e Drejtësisë ndryshon rregullat për lejet
Ministria e Drejtësisë, përmes një urdhri të posaçëm, ka përcaktuar kriteret e reja, sipas të cilave një person që i është privuar liria mund të largohet për disa ditë nga burgu. Ndryshimet fillojnë që nga leja për fatkeqësitë në familje dhe deri te mënyra e regjistrimit të kërkesës dhe shqyrtimit të saj.
Televizioni i Arqile Goresë kthehet në organ të PD-së
Televizioni privat AdriaNet në pronësi të ish-drejtorit të Postës Shqiptare dhe ish-kreut të Bashkisë Durrës, Arqile Gorea, është kthyer në organ propagandistik të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një televizion lokal, i cili i ka zyrat e tij në Durrës por që mbulon dhe Tiranën, ky televizion po bën propagandë për thithur sa më shumë persona në PD, në kuadër të zgjerimit të anëtarësisë së kësaj partie për shkak të zgjedhjeve të brendshme.
Artur Zheji dhe Çim Peka replikojnë ashpër gjatë emisionit (debat për Berisha vs Basha)
Artur Zheji dhe Çim Peka kanë replikuar mbrëmë gjatë emisionit të këtij të fundit duke e çuar diskutimin deri edhe në çështje personale.
Zënka mes Zhejit dhe Pekës nisi si debat mbi principe, ku nga një anë Zheji akuzon Pekën se është i një anshëm dhe po ky i fundit ia kthen me të njëjtën monedhë.
“Unë e kuptoj që ti je palë, por na lërë të bëjmë debat. Na ke ftuar këtu në studion tënde dhe me akuzon njëherë, dy herë, tre herë… tendencën e polemikës me mua nuk ta toleroj”, u shpreh Zheji.
“Po zhduk një argument. Të ka stresuar pozicioni i ri”, tha Peka.
Arabia Saudite shpall terroriste “Vëllazërinë Muslimane” dhe kërcënon me burg vullnetarët në Siri
Arabia Saudite e shpall Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste, të njëjtë me Al Kaedën. Vendimi shoqërohet edhe nga një masë tjetër që parashikon dënimin me 30 vite burg të të gjithë atyre që anëtarësohen në “vëllazëri”. Ky vendim cilësohet si një kthesë e papritur e Arabisë Saudite dhe paralajmërimi u drejtohet edhe atyre që shkojnë vullnetarë për të luftuar në Siri.
Pamjet nga ajëri të sulmit të 11 shtatorit
Pamjet pikante të marra nga hapësira që tregojnë tymin që ngrihet nga Kullat Binjake në Nju-Jork, pak momente pasi dy aeroplanë janë përplasur mbi to si pjesë e sulmit terrorist që la të vrarë mijëra njerëz.
Pamjet janë xhiruar nga astronauti amerikan, Frank Culberstson, i cili ditën e 11 shtatorit 2001 ndodhej shumë kilometra mbi Nju-Jork i paaftë për të dhënë ndihmën e tij.
Ai thotë se instinkti i parë ishte të kapte një kamera dhe të regjistronte. Më vonë ai zbuloi se një mik i tij, që punonte si pilot, ndodhej në një prej avionëve të marrë peng.
S.S
Greqia kërkon 222 mnl $ zhdëmtim, Gjermania flet për "borxh moral"
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka njohur “borxhin moral” ndaj Greqisë për vrasjen e civilëve grekë nga ushtarët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa, presidenti grek, Carolos Papoulias ka kërkuar bisedime me Berlinin për pretendimet e hershme greke për dëmet e luftës. Por, Gauck ka ritheksuar refuzimin e Gjermanisë për bisedime të reja për këtë çështje.
Skandal në Turqi, Erdogan bën të qajë pronarin e gazetës opozitare
Turqia ka ardhur sëfundmi në vëmendjen e publikut të gjerë ndërkombëtar për shkak të akuzave ndaj Kryeministrit Erdogan, familjarëve të tij si edhe disa ministrave të tjerë për korrupsion. Kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë videopërgjime ku Erdogan apo njerëzit e tij të afërt janë të përzier në afera të mëdha korruptive, të cilat vlerësohen në miliarda dollarë. Në një përgjim të ngjashëm dëgjohet edhe biseda midis Erdoganit dhe të birit, Bilalit, për fshehjen e një miliard dollarëve.
Ukraina, Partia e Punës së Shqipërisë mbështet Putinin
Partia e Punës së Shqipërisë mbështet vendimet e qeverisë së Vladimir Putin për situatën në Ukrainë dhe Krime. Partia e Punës e riorganizuar në Shqipëri vitet e fundit, ndryshe nga qeveria dhe opozita shqiptare është pro mbrojtjes së qytetarëve rusë që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës. Ata dënojnë grushtin e shtetit në Ukrainë që rrëzoi Yanukovich.
Ukraina anulon referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë, Yanukovich pëson infarkt
Në Krime situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Asnjë rezultat pozitiv nuk ka patur as nga biseda mes Putin dhe Obamës. Ndërkohë Presidenti i përkohshëm i Ukrainës nënshkruan një dekret që anulon referendumin e planifikuar për bashkimin e Krimesë me Rusinë, por zyrtarët e Krimesë deklaruan se votimi do të zhvillohet sipas planit. Presidenti i Përkohshëm Turçinov e nënshkroi dekretin sot, një ditë pasi parlamenti i Krimesë i mbështetur nga Moska votoi që gadishulli të bëhet pjesë e Rusisë dhe planifikoi një referendum për në 16 mars.