Televizioni i Arqile Goresë kthehet në organ të PD-së

Postuar në 08 Mars, 2014 04:33

Televizioni privat AdriaNet në pronësi të ish-drejtorit të Postës Shqiptare dhe ish-kreut të Bashkisë Durrës, Arqile Gorea, është kthyer në organ propagandistik të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një televizion lokal, i cili i ka zyrat e tij në Durrës por që mbulon dhe Tiranën, ky televizion po bën propagandë për thithur sa më shumë persona në PD, në kuadër të zgjerimit të anëtarësisë së kësaj partie për shkak të zgjedhjeve të brendshme.

Por situata bëhet edhe më kaotike, pasi Arqile Gorea është një nga personat e afërt me Berishën, si edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, raporton “A1 Report”. Veç kësaj, ai ka qenë edhe kandidat për deputet në listat shumëemërore të PD-së.

Kësisoj, e gjithë propaganda e bërë nga televizioni që ai drejton, shkon direkte në shkelje të ligjit pasi televizionet private nuk mund të bëjnë propagandë politike në favor të një subjekti politik apo të ndonjë tjetri.

Mesa duket, Arqile Gorea, pronari i AdriaNet është një njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për mediat audiovizuale. Konkretisht, Autoritetit për Medait Audiovizuale ka një procedurë konkrete në ndjekjen e këtyre subjekteve. Në pamundësi për shkak të burimeve njerëzore, AMA mbikëqyr të gjitha televizionet që janë të vendosura në Tiranë, lokale apo kombëtare.

Por për televizionet që janë të pozicionuara jashtë kryeqytetit, bëhen procedura të ndryshme. Konkretisht me të tilla raste AMA fillon hetimin ndaj televizionit vetëm në rastin kur depozitohet një ankesë në rrugë zyrtare apo elektronike. Çka do të thotë se nëse nuk ka një ankesë, ky televizion që shkel ligjin mund t’i shpëtoj ndëshkimit, pasi pronari i saj është informuar mirë se AMA nuk mund ta monitoroj dot këtë rast për mungesë të burimeve njerëzore.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.