Bashkim Fino: Nuk realizohet reforma territoriale po nuk ndërhymë në Kushtetutë

“Reforma territorial nëpërmjet konsultimit të qytetarëve”, kjo nismë shumë e përfolur nga qeveria aktuale ka prezantuar sot rezultate e studimit. Bashkim Fino, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale është shprehur se duhet një ndërhyrje në Kushtetutën e vendit për të mundësar realizimin e kësaj reforme. Sipas tij paketa për ligjin organic të pushtetit vendor dhe reforma territorial duhet te jetë në Kuvendin e Shqipërisë brenda muajit shtator 2014. “Puna është, do ta prekim Kushtetutën apo nuk do ta prekim Kushtetutën. Kjo është çështja e parë, çështje e cila kërkon një zgjidhje. Do të bëjmë reformë territoriale-administrative duke prekur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila ka një nen të caktuar që thotë që ka 2 nivele në nivelin vendor. Nivelin e parë, Komunë-Bashki dhe nivelin e dytë qark. Në qoftë se do të kemi dy nivele dhe në qoftë se mendojmë që ti japim kompetenca qarkut, absolutisht, personalisht e kam këtë mendim, por besoj se ndaj mendim me të gjithë ju të tjerët këtu që kryetari i qarkut duhet të zgjidhet nga populli. Unë jam partizan i mendimit që reformën që duhet ta bëjmë ta themi me gojën plot dhe hapur që duam të bëjmë reformën territoriale duke prekur Kushtetutën vetëm për pushtetin vendor dhe duke bërë një reformë vërtetë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe të jenë të gjithë të kënaqur. Reforma nuk bëhet me një parti politike. Reforma bëhet nga gjithë spektri politik. Edhe nga minoritetet. Unë jam i mendimit që edhe në muajin shtator ishalla ndodh kaq shpejt të vejë paketë pikërisht kjo gjë, edhe ndarja territoriale e Shqipërisë, por edhe paketat edhe ligji organik i pushtetit vendor", tha Fino. Opozita nuk ka qënë e pranishme në këtë prezantim. Sipas opozitës qeveria ka shkelur konsensusin. Ndërsa ambasadori i OSBE-së Florian Rauning vlerëson punën e deritanishme nga Ministria për Pushtetin Vendor për reformën e re territoriale. Kreu i prezencës së OSBE-së Raunig , ritheksoi se në këtë proçes duhet gjithëpërfshirje, por nënvizoi se puna e derimëtanishme, është profesionale. S.S
Add new comment