Arkiv-Lajme
Topalli i kujton Metës “bllokun” pas tre vjetësh, me sebep debatet e sotme në Kuvend
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është vënë sot në shënjestër të kritikave të opozitës. Shkak është bërë shtyrja nga ana e tij e seancës parlamentare të ditës së enjte të javës që shkoi. Opozita e akuzon Metën se ka shtyrë seancën pa një arsye të justifikueshme dhe se e ka bërë këtë me një vendim personal duke shkelur ligjin dhe rregulloren. Kësisoj, opozita është larguar ng salla e Kuvendit, edhe pse kreu i grupit të PD-së deklaroi se ky nuk është bojkot për shenjë proteste. Por mes replikave të Metës me Palokën, Bylukbashin etj,
B.Kajsiu: Drejtësia jonë e gjen mëshirën për Pinarin e Gërdecit, por jo për Nazime Vishën
Në shkrimin që Blendi Kajsiu ka botuar tek “Panorama” e sotme, me titull “Drejtësia me dy fytyra”, autori evidenton përmes krahasimit të dy rasteve, pikërisht dy standardet që drejtësia shqiptare ndjek kur vjen puna “për të zbatuar ligjin me tërë egërsinë e tij pikërisht te shtresat më të dobëta e të pambrojtura të shoqërisë”.
E dhimbshme, njëra nga tre vogëlushet Dobrushi tentoi të telefonojë policinë
Një nga episodet më tragjike të albumit të gjatë të historive shqiptare të emigracionit, vrasja e trevajzave të vogla nga nëne a vet në Leko të Italisë, po shpalos grimca të reja të një drame që kishte kohë që po luhej. Mediat italiane thonë se pasi ndjeu zhurma dhe ulërima, njëri prej fqinjëve të familjes shqiptare Dobrushi doli në shkallët e pallatit. Por pavarësisht rrëmujës, fqinji vendosi mos të thërriste policinë, sepse “nuk ishte hera e parë që ndodhnin zhurma të tilla në atë familje”.
Bileta nga Priska e Madhe shkon 100 lekë të reja, banorët bllokojnë rrugën
Rradha e konsumatorëve për të protestuar. Mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Priskë e Madhe në kryeqytet kanë organizuar një protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit. Banorët në fillim kanë bllokuar qarkullimin e të gjitha automjeteve, thotë News 24, ndërkohë që më pas kanë lejuar qarkullimin e automjeteve të vogla, por jo të autobusëve të linjës. Prej orësh 06:00, protestuesit kanë bllokuar 5 mikrobusë si dhe kanë djegur plehrat në kazanë të mbeturinave në mes të rrugës.
Raporti befasues i OKB: Dekriminalizim konsumit të drogës
"Dekriminalizim i konsumit të drogës"; një lajm thuajse i pabesueshëm është ai që del nga raporti i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Në kushtet kur objektivat e luftës kundër drogës në nivel botëror nuk janë arrirë akoma edhe pas kaq vitesh, raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin) hedh hipotezën e hapjes drejt mundësisë së dekriminalizimit. Po “benefitet”? Boshatisje e burgjeve, rishpërndarje e burimeve për t’i adresuar për kura, promovimi i rehabilitimit etj.
Përcillet për në banesën e fundit ish-zv.ministri Ferdinand Poni. Basha mban fjalimin: “Na iku kapiteni i pushtetit lokal...”
Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni, i cili vdiq dy ditë më parë nga një atak kardiak. Ceremonia zyrtare është zhvilluar në Teatrin Kombëtar dhe në të kanë marrë pjesë të njohur, por edhe personalitete të jetës publike. E majta është përfaqësuar me disa kryetarë bashkish, si dhe me kryetarin e Këshillit Bashkiakt të Tiranës, Aldrin Dalipi. Me rëndësi është fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, jo vetëm në planin njerëzor, por edhe në atë politik.
Ukraina, një parapritë për krizën e ardhshme në Rusi...
Kriza në Ukrainë dhe sidomos ndërhyrja e Rusisë ka nxitur në Perëndim diçka më shumës sesa vetëm analizën e situatës. Nisur nga fakti se SHBA dhe BE nuk duket se po prodhojnë ndonjë rrugëdalje me qëndrimet e veta, aktorë të tjerë, po sugjerojnë qasje të ndryshme. Kështu Brzezinski, Kissinger dhe para dy ditësh edhe Condoleezza Rice kanë shkruar për krizën, duke propozuar nevojën e iniciativës diplomatike shoqëruar me vendosmërinë e fuqisë që përfaqëson perëndimi.
Avioni fantazmë me 239 vetë, pikasen mbetje nga marina vietnameze
Është mbiquajtur “avioni fantazmë”, aeroplani i pasagjerëve që kërkohej për mbi 48 orë. Tashmë mediat vietnameze raportojnë se është konfirmuar tashmë që avioni MH370 i linjës “Malaysia Airlines” është përplasur 153 milje në jug të ishullit Phu Quoc, pikasur nga marina vietnameze. Sipas britanikes “The Mirror” një familjar i pasagjerëve që ndodhen në avion i ka rënë telefonit të kushëririt të tij që ishte në avionin MH370, dhe deklaron se zilja bie por nuk përgjigjet njeri.
Korea e Veriut njofton për pjesëmarrje “perfekte” në zgjedhje!
Korea e Veriut njofton se ka zhvilluar me "sukses" procesin zgjedhor, të parin nën drejtimin e Kim Jong Un. Mediat raportojnë se në votime kanë marrë pjesë të gjithë zgjedhësit që jetojnë në Kore, përfshirë edhe të sëmurët, për të cilët votimi është mundësuar në shtëpi. Procesi ka qenë tej mase i thjeshtë, qytetarët duhej të votonin me “PO” ose “JO” sepse kishte vetëm një alternativë! Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet në Korenë e Veriut, ndërsa Parlamenti mblidhet një ose dy herë në vit për të votuar buxhetin ose për të miratuar vendimet e Partisë.
“Superkabineti” i Kosovës, të gjithë planifikojnë zvogëlimin e numrit të dikastereve qeveritare
Kosova vlerësohet të ketë kabinetin qeveritar më të fryrë në rajon. Ndaj, në kushtet e fushatës zgjedhore, palët politike dhe shoqëria civile po diskutojnë mbi nevojën e ndryshimit të organizimit të kabinetit qeveritar. Madje këtë opsion po e shqyrton edhe vetë kryeministri aktual Hashim Thaçi që thotë se nëse do të marrë një mandat tjetër, do të realizojë këtë synim.