E dhimbshme, njëra nga tre vogëlushet Dobrushi tentoi të telefonojë policinë

Një nga episodet më tragjike të albumit të gjatë të historive shqiptare të emigracionit, vrasja e trevajzave të vogla nga nëne a vet në Leko të Italisë, po shpalos grimca të reja të një drame që kishte kohë që po luhej. Mediat italiane thonë se pasi ndjeu zhurma dhe ulërima, njëri prej fqinjëve të familjes shqiptare Dobrushi doli në shkallët e pallatit. Por pavarësisht rrëmujës, fqinji vendosi mos të thërriste policinë, sepse “nuk ishte hera e parë që ndodhnin zhurma të tilla në atë familje”. Për fat të keq, një thirrje telefonike që erdhi natën mes të shtunës dhe të dielës, në centralin 112 (policia), operatori ishte në gjendje të dëgjojë vetëm britma dhe zëra, por, nuk mundi të fliste askush, pasi linja pas pak sekondash u shkëput. Pikërisht, në ato momente Edlira Dobrushi po vriste tre vajzat e saj. Telefonata mund të ketë qenë thirrja e dëshpëruar për ndihmë e njërës prej tre vogëlusheve.
a.k
Add new comment