Avioni fantazmë me 239 vetë, pikasen mbetje nga marina vietnameze

Është mbiquajtur “avioni fantazmë”, aeroplani i pasagjerëve që kërkohej për mbi 48 orë. Tashmë mediat vietnameze raportojnë se është konfirmuar tashmë që avioni MH370 i linjës “Malaysia Airlines” është përplasur 153 milje në jug të ishullit Phu Quoc, pikasur nga marina vietnameze. Sipas britanikes “The Mirror” një familjar i pasagjerëve që ndodhen në avion i ka rënë telefonit të kushëririt të tij që ishte në avionin MH370, dhe deklaron se zilja bie por nuk përgjigjet njeri. Po ashtu mediat kineze raportojnë se edhe familjarë të tjerë të pasagjerëve konfirmojnë se telefonat e personave që ndodhen në avion bien, por nuk përgjigjet kush.
Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës. Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.
Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit.
a.k
Add new comment