Ukraina, një parapritë për krizën e ardhshme në Rusi...

Kriza në Ukrainë dhe sidomos ndërhyrja e Rusisë ka nxitur në Perëndim diçka më shumës sesa vetëm analizën e situatës. Nisur nga fakti se SHBA dhe BE nuk duket se po prodhojnë ndonjë rrugëdalje me qëndrimet e veta, aktorë të tjerë, po sugjerojnë qasje të ndryshme. Kështu Brzezinski, Kissinger dhe para dy ditësh edhe Condoleezza Rice kanë shkruar për krizën, duke propozuar nevojën e iniciativës diplomatike shoqëruar me vendosmërinë e fuqisë që përfaqëson perëndimi. Aq më tepër që ende ka dilema mbi qëllimet e vërteta të presidentit rus, Vladimir Putin dhe gatishmërisë së tij për përdorimin e forcës. Lidhur me këtë të fundit, John Lloyd i “Reuters” shkruan se kriza e Ukrainës paralajmëron atë që ai e përshkruan si rënia sllave. Sipas tij, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë bërthama, motori i ish-Bashkimit Sovjetik. Por tashmë këto vende po shfaqin simptoma shumë të rënda. Sidomos në ekonomi. Duke cituar bankierë dhe njohës të ndryshëm të ekonomisë, Lloyd arrin në përfundimin se edhe Rusia, me situatën demografike dhe ekonomike, për më pak se 2 vjet do të kapë pikën e krizës. Problemi është te perceptimi. Sipas Lloyd, media perëndimore nuk po arrin të depërtojë pas perdes së dukjes së Putinit, ku qëndron një vend ku po fermentohet kriza.
Më shumë në: http://blogs.reuters.com/john-lloyd/2014/03/07/the-coming-slav-crash/
s.z
Add new comment