Arkiv-Lajme

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kodheli akuzë presidentit: “Po pengon Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura”

Postuar në 12 Mars, 2014 03:18

Duket se ka përballja mes qeverisë dhe Presidentit po merr përmasa publike dhe po projektohet edhe për çështje të ndjeshme. Gazeta “Shekulli” i ka kushtuar rëndësi sot mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën është ndalur te deklarata e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Celula terroriste në Tiranë dërgoi 50 xhihadistë në Siri

Postuar në 12 Mars, 2014 03:12

Lajmi mbi arrestimet e atyre që kanë rekrutuar të rinj shqiptarë është më i përditësuar 24 orë më vonë. Ne po publikojmë më poshtë raportimin e shqiptares.com:

Tetë persona, mes tyre imamët e vetëshpallur të dy xhamive në periferi të Tiranës  të cilët u arrestuan dje dyshohen se janë  përfshirë në rekrutimin e 50 qytetarëve shqiptarë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri.

Një problem për Tiranën, mbyllet varreza e Tufinës. Shkak mungesa e tokës

Postuar në 12 Mars, 2014 03:08

Varreza e Tufinës është mbyllur. Të paktën kështu deklaron Drejtori i Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Besi Kuka, i cili ka folur për “Gazetën Shqiptare”. “Shkak është mungesa e tokës. Nuk ka asnjë metër tokë të lirë për varret e reja”, është shprehur ai, duke shtuar se për këtë ka njoftuar edhe bashkinë. Pyetjes së çfarë ndodh, Kuka i jep këtë përgjigje: “Këtë nuk e dimë as ne. Në Tiranë zhvillohen mesatarisht 5-6 ceremoni mortore në dit. Ku t’i drejtojmë ne kortezhet e varrimit, në Ministri të Brendshme?”.

Gazetat flasin për terrorizëm për 7 të arrestuarit e djeshëm. Prononcohet edhe Selim Muça: “U kemi thënë të lënë budallallëqet”

Postuar në 12 Mars, 2014 03:01

Gazetat shkruajnë sot për arrestimin e disa imamëve që në shkrime quhen si të vetëshallur dhe disa organizatorëve siç quhen për rekrutimet e të rinjve për luftën në Siri. Disa gazeta kanë shpallur që tani se të arrestuarit janë njerëz të përfshirë në akte që frymëzojnë terrorizmin. “Gazeta Shqiptare” ka bërë një paraqitje të akuzave: “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste; nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste; nxitje e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”.

Një akuzë për korrupsion nga ILDKP-ja. Ganaj: “Janë zhdukur dokumentet e kërkimit administrativ”. Akuza bie mbi paraardhësit

Postuar në 12 Mars, 2014 02:45

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive, Shkëlqim Ganaj ka dhënë sot një intervistë për gazëtën “Panorama” ku deklaron se janë zhdukur dokumentet e kërkimit administrativ për disa zyrtarë. Sipas tij, kjo nuk përbën problem apo nuk është se mbulon deklarimet e pasurive, por dëshmon për korrupsion edhe brenda vetë ILDKP-së. “Deklaratat janë të skanuara dhe asgjë nuk mungon këtu. Shqetësimi që kam unë është se këto tregojnë për mungesë vullneti dhe korrupsion në radhët tona, për të gjithë ata që kanë punua para meje këtu”, shprehet Ganaj.

Pikëpyetje mbi datën e Pavarësisë së Shqipërisë! Autori nga Kosova thotë se “New York Times” e shpalli Pavarësinë tre ditë para 28 nëntorit

Postuar në 11 Mars, 2014 15:35

Një studim i botuar në Kosovë sëfundmi dëshmon se “New York Times”, ka raportuar me 25 nëntor 1912 se Shqipëria, po atë datë, shpalli Pavarësinë.

Propozohet ndarja territoriale me 4-6 rajone. Fino: Krerët rajonalë të zgjidhen me votë nga populli

Postuar në 11 Mars, 2014 15:28

Ekspertët e Co Plan, specialistë të fushës në prani edhe të ministrit përgjegjës për reformën administrative Bledi Çuçi, kanë prezantuar projektin e organizatës për këtë reformë, që parashikon rajonalizimin e vendit të ndarë përkatësisht në 4 rajone: Rajoni verior me sipërfaqen më të madhe, rajoni qëndror i cili ka edhe përqendrimin më të madh të popullsisë, rajoni Lindje-Perëndim si dhe rajoni Jugor me përqendrimin e popullsisë më të pakët.

Rrjedhje tjetër nga SHISH. Top-Channel publikon një qarkore të siguruar përmes burimeve

Postuar në 11 Mars, 2014 13:23

Top-Channel ka publikuar sot një tjetër qarkore që ka dalë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, i cila po rezulton një institucion me shumë “dritare ajrimi”. Kështu sipas TCH: “Qarkorja e shpërndarë në mënyrë elektronike në rrjetin e brendshëm të komunikimit urdhëron, duke nisur prej datës 11 Mars 2014 e në vijim, të gjithë punonjësit e shërbimit në godinën qendrore duhet të mbyllin në kasafortë të gjitha pajisjet elektronike, përfshi edhe  telefonat celularë personalë.

Shënim: Promovimi i librit të Bollinos, zhurmë e pazakontë për një material të zakonshëm

Postuar në 11 Mars, 2014 12:46

Promovimi i librit të botuesit e gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë”, që përshkruan ngjarjet dhe reagimet e palëve të përfshira në çështjen e lëndëve dhe armëve kimike siriane, ka mbledhur bashkë figurat më të larta të shtetit, me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta në krye të tryezës. Ajo që të çudit është se nuk kanë kaluar as 2-3 muaj nga zhurma e demontimit të mundshëm të lëndëve siriane në territorin shqiptar, dhe pjesëmarrësit e ceremonisë folën për ngjarjen si për demonstratën e bukës në Korçën e 1936-ës.

Çan bllokadën tankeri koreanoverior i naftës, rrëzohet kryeministri libian

Postuar në 11 Mars, 2014 12:06

Me anë të një mocioni mosbesimi, Parlamenti i Libisë ka rrëzuar kryeministrin Ali Zeidan, dhe ka emëruar ministrin e mbrojtjes si një kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjen e pasardhësit të Zeidanit. Votimi i deputetëve për rrëzimin e kryeministrit libian, erdhi si rezultat i ngecjevenë mes të qeverisë qendrore në Tripoli dhe milicisë së fuqishme në rajonet lindore të vendit afrikano verior, mbi shitjen e naftës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme