Çan bllokadën tankeri koreanoverior i naftës, rrëzohet kryeministri libian

Me anë të një mocioni mosbesimi, Parlamenti i Libisë ka rrëzuar kryeministrin Ali Zeidan, dhe ka emëruar ministrin e mbrojtjes si një kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjen e pasardhësit të Zeidanit. Votimi i deputetëve për rrëzimin e kryeministrit libian, erdhi si rezultat i ngecjevenë mes të qeverisë qendrore në Tripoli dhe milicisë së fuqishme në rajonet lindore të vendit afrikano verior, mbi shitjen e naftës.
Në fakt, vota e mosbesimit erdhi menjëherë pasi një anije transportuese koreano veriore, e furnizuar me naftë nga grupet rivale të qeverisë, theu bllokadën detare të vendosur dhe u largua nga ujërat libiane, siç njofton BBC. Rebelët separatist kanë shtënë në dorë tre porte kyçe në lindje të vendit, që nga gushti i kaluar. Libia është një tjetër rast që vë nën dyshime të forta suksesin e “pranverës arabe”, duke qenë se edhe një herë, një rregjim gjakatar diktatorial, u zëvendësua me një entitet shtetëror inekzistent e pothuaj të shpërbërë.
a.k
Comments
Termi "Pranvera arabe"
<p>Termi "Pranvera arabe" rezultoi se s'ka kuptim.</p>
Add new comment