Arkiv-Lajme
Projekt ndërkufitar për monitorimin e Vjosës. Specialistët shqiptarë thonë se marrëveshja zgjidh edhe çështjen e devijimit
Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë diskutuar sot në Vlorë për monitorimin fiziko-kimik dhe biologjik të ujërave të lumit të Vjosës. Konkretisht është bërë prezantimi i projektit ndërkufitar IPA, brenda të cilit për specialistët shqiptarë do të zgjidhet edhe çështja e përfolur e devijimit të ujërave të lumit Vjosa. Pretendimi i palës greke për të devijuar lumin ka kohë që është ngritur dhe lidhet me ndërtimin e një hidrocentrali, ndërkohë që në vitin 1991, ndërtimi i HEC-it të Pigait në Meçovo, solli devijimin e 13% të ujërave të lumit.
Uli Hoeness në burg për evazion fiskal. Fansat kërkojnë lirimin
I mirënjohuri Uli Hoeness, ish-kampion bote në futboll, është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg për evazion fiskal. Vendimi është marrë nga një gjykatë gjermane e cila ka hedhur poshtë edhe kërkesën e avokatëve për të shmangur burgun, meqenëse Hoeness pranoi vetë fajin. Hoeness, aktualisht president i Bayern Munich, ka pranuar se shifra për të cilën ka bërë shmangie nga taksat është 27.2 milionë euro, të cilat i ka mbajtur në një bankë në Zvicër.
Ministri i Jashtëm Bushati: “Angazhim për të izoluar politikën e shteteve që nxisin terrorizmin”
Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan ka qenë sot në Tiranë ku është takuar me homologun e vet Ditmir Bushati. Mediat kanë pyetur ministrin Al Nahyani rreth çështjes së rekrutimeve për në Siri dhe ai ka reaguar duke e cilësuar fenomenin shqetësues. “Është mëse e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste”, tha ministri Al Nahyan.
Një rast me sindromën e “Lopës së Çmendur” në QSUT. Ka ardhur nga Italia
Sëmundja që e kishim harruar, ajo e “Lopës së Çmendur” që godet rëndë neuronet e trurit, duke bërë që njeriu të humbasë gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinuar lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën dhe si pasojë sjell vdekjen, është rikthyer me një rast në QSUT. Në shërbimin Neurologjik po trajtohet një person i prekur nga sindroma në fjalë. Lajmi u konfirmua nga vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi u pyet nga gazetarët, gjatë një konference për median. Kreu i shëndetësisë tha se rasti i vetëm me sindromën e lopës së çmendur rezulton të jetë importuar nga Italia.
Kusturica në krah të Vladimir Putinit. “Të thuash që ai është si Hitleri, është njësoj sikur të pranosh se majmuni evoluoi nga njeriu”
Emir Kusturica, regjisori i njohur serb është shfaqur sërish me një qëndrim politik, kësaj radhe në lidhje me Ukrainën. Sipas Kustruicës krahasimi I Putinit me Hitlerin, nga ana e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për shkak të ndërhyrjes në Kosovë, kur sipas tij, Klinton dhe SHBA janë “fajtorë dhe krijues të luftërave në Rumani, Irak, Kosovë, Afganistan, Libi, Siri dhe Oseti…nuk është naive”.
Reagim për arrestimin e 7 personave në xhaminë e Mëzezit. "Balkanweb" përcjell thirrjet për protesta
Ndërkohë që gjykata pritet të japë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar në xhaminë e Mëzezit, në Facebook është krijuar një faqe që bën thirrje për protesta. “Balkanweb” njofton se në faqe arrestimi konsiderohet I padrejtë. “Kjo faqe është hapur me qëllim përkrahjen e Hoxhës tonë të nderuar që u arrestua në Tiranë sot nga shteti i tagutit, Abdurrahim Ballës, Allahu e liroftë. Me lejen e Allahut do ju lutem që të gjithë vëllezërit tanë nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë që të zhvillojmë protestën kundër arrestimit të vëllezërve të nderuar.
Takimi i Stabilizim-Asociimit, Fajon kujtohet për 21 janarin...
Shqipëria mund të ketë harruar, por duket se disa të huaj e kanë më seriozisht se politikanët e Tiranës vrasjen e njerëzve. Agjencia Telegrafike Shqiptare përcjell një mesaz-status të eurodeputetes sllovene Tanja Fajon, e cila shkruan në Tëitter se në takimin e Stabilizim-Asociimit ka ngritur edhe çështjen e 21 janarit. “Ngrita çështjen e protestuesve të varë më 21 janar të vitit 2011 pranë selisë së qeverisë në Tiranë. Sërish nuk ka autorë, E papranueshme”, shkruan eurodeputetja sllovene Tanja Fajon. E papranueshme thotë Fajon... Po për kë lind pyetja?
Në Krime flasin për absorbim nga Rusia brenda 2 javësh. Nga Perëndimi vazhdojnë deklaratat, kurse Ukraina krijon Gardën Nacionale
Rusia mund të aneksojë Krimenë vetëm pak javë pasi referendumi i 16 marsit të jetë përmbyllur. “Ria Novosti” ka marrë sot një prononcim të parlamentit rajonal të Krimesë, sipas të cilit absorbimi i Krimesë është i mundur në një kohë të shkurtër. Pas referendumit do të jetë parlamenti rus që do të votojë për aktin dhe në finale është presidenti Vladimi Putin ai që sanksionon çdo gjë. “Ne këtu në Krime besojmë se këto tri aksione mund të kërkojnë një maksimum kohor prej 2 javësh dhe në fund të kësaj periudhe ne duhet të kemi një kushtetutë.
Kryeministri: “Në një muaj u punësuan 1055 vetë”. Vëmendja te biznesi fason. Ekonomisti Civici: “Pozitive, por e ardhmja nuk mund të bazohet këtu”
Kryeministri Edi Rama është shfaqur shumë optimist sot lidhur me politikat dhe mundësitë për punësimin. Ai ka folur me këtë rast gjatë çeljes së Zyrës së Punës në qytetin e Kavajës, ku me këtë rast dhe thënë edhe se “Në vetëm një muaj tre zyra të sapoçelura kanë ndërmjetësuar dhe kanë mundësuar punësimin e 1055 personave, ndërkohë që gjithë rrjeti kombëtar i punësimit në Shqipëri vitin e kaluar, ka arritur të punësojë vetëm 600 vetë”. Rama ka shtuar se në Kavajë do të ndërtohet shumë shpejt një zonë industriale për biznesin fason, që sipas tij “do të punësojë me mijëra njerëz”.
Enigma e fluturimit të avionit nga Malajzia. Wall Street Journal: Fluturimi vazhdoi edhe për katër orë pas zhdukjes nga radarët
Fluturimi i avionit nga Malajzia, i zhdukur prej disa ditësh duket se po kthehet në pikëpyetje botërore. Ndërsa dje mediat raportuan pamje satelitore publikuar në faqen e një enti shtetëror kinez, ku mendohej se ishin mbetjet e avionit, sot gazeta amerikane Wall Street Journal publikon një raport të hetuesve amerikanë, sipas të cilëve, avioni ka vazhduar fluturimin edhe 4 orë pasi u zhduk nga radarët. Me një llogari të shpejtë, nisur nga shpejtësia e fluturimit, gazeta përllogarit se avioni ka vijuar itinerarin edhe për rreth 2 200 milje detare të tjera.