Në Krime flasin për absorbim nga Rusia brenda 2 javësh. Nga Perëndimi vazhdojnë deklaratat, kurse Ukraina krijon Gardën Nacionale

Rusia mund të aneksojë Krimenë vetëm pak javë pasi referendumi i 16 marsit të jetë përmbyllur. “Ria Novosti” ka marrë sot një prononcim të parlamentit rajonal të Krimesë, sipas të cilit absorbimi i Krimesë është i mundur në një kohë të shkurtër. Pas referendumit do të jetë parlamenti rus që do të votojë për aktin dhe në finale është presidenti Vladimi Putin ai që sanksionon çdo gjë. “Ne këtu në Krime besojmë se këto tri aksione mund të kërkojnë një maksimum kohor prej 2 javësh dhe në fund të kësaj periudhe ne duhet të kemi një kushtetutë. Do të kërkojmë aprovimin në parlamentin rus”, tha Volodymyr Konstantinov. Ndërkohë disa zhvillime po ndodhin edhe në krahun tjetër: kështu kryeministri ukrainas Janecuk është takuar me presidentin amerikan Barak Obama, kurse kancelarja Angela Merkel ka deklaruar në parlamentin gjerman se cenimi i integritetit të Ukrainës është i papranueshëm. Vetë parlamenti ukrainas votoi sot për ngritjen e një Garde Nacionale prej 60 000 njerëzish që do të shërbejë për forcimin e mbrojtjes së vendit. Të gjitha hapa që nuk duket se po i bëjnë ndonjë përshtypje Putinit, i cili duket se edhe deklaratat për dialog i ka në funksion të fitimit të kohës.
Më shumë në: http://en.ria.ru/russia/20140313/188384834/Crimea-Could-Join-Russia-Weeks-After-Referendum--Official.html
s.z
Add new comment