Enigma e fluturimit të avionit nga Malajzia. Wall Street Journal: Fluturimi vazhdoi edhe për katër orë pas zhdukjes nga radarët

Fluturimi i avionit nga Malajzia, i zhdukur prej disa ditësh duket se po kthehet në pikëpyetje botërore. Ndërsa dje mediat raportuan pamje satelitore publikuar në faqen e një enti shtetëror kinez, ku mendohej se ishin mbetjet e avionit, sot gazeta amerikane Wall Street Journal publikon një raport të hetuesve amerikanë, sipas të cilëve, avioni ka vazhduar fluturimin edhe 4 orë pasi u zhduk nga radarët. Me një llogari të shpejtë, nisur nga shpejtësia e fluturimit, gazeta përllogarit se avioni ka vijuar itinerarin edhe për rreth 2 200 milje detare të tjera. Është kjo arsyeja që në pistën e hetimeve po shikohet mundësia e një akti terrorist të kryer nga pilotët, një prej të cilëve mund të ketë devijuar kursin. Mediat malajziane citohen sot se kanë raportuar lajmin se policia ka shkuar në shtëpinë njërit prej pilotëve. Po kështu autoritetet malajziane kanë marrë në konsideratë edhe krijimin eventual të problemeve psikologjike të ekuipazhit. Dhe teksa asgjë nuk duket e sigurtë, idetë vazhdojnë të shumëfishohen.WSJ citon një zyrtar, i cili gjatë një takimi të jetë shprehur se një mundësi është që avioni të jetë çuar në një destinacion, për t’u përdorur më vonë. Por e sigurt deri më tani, mbetet e dhëna teknike se fluturimi ka vazhduar edhe për rreth 4 orë pas zhdukjes nga radari dhe kjo si pasojë e monitorimit live që i bëhet të dhënave të motorit, të cilat shkarkohen në serverin e Rolls Royce që është prodhuesi i tij.
Më shumë në: http://online.wsj.com/news/article_email/SB10001424052702304914904579434653903086282-lMyQjAxMTA0MDEwMzExNDMyWj
s.z
Add new comment