Një rast me sindromën e “Lopës së Çmendur” në QSUT. Ka ardhur nga Italia

Sëmundja që e kishim harruar, ajo e “Lopës së Çmendur” që godet rëndë neuronet e trurit, duke bërë që njeriu të humbasë gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinuar lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën dhe si pasojë sjell vdekjen, është rikthyer me një rast në QSUT. Në shërbimin Neurologjik po trajtohet një person i prekur nga sindroma në fjalë. Lajmi u konfirmua nga vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi u pyet nga gazetarët, gjatë një konference për median. Kreu i shëndetësisë tha se rasti i vetëm me sindromën e lopës së çmendur rezulton të jetë importuar nga Italia. Pak ditë më parë në Itali, një 69-vjeçare humbi jetën, ndërsa mjekët ngritën dyshime se bëhej fjalë pikërisht për një rast të prekur nga sindroma e lopës së çmendur. Megjithatë, rezultatet e autopsisë nuk janë publikuar ende.
a.k
Add new comment