Uli Hoeness në burg për evazion fiskal. Fansat kërkojnë lirimin

Postuar në 13 Mars, 2014 09:30

I mirënjohuri Uli Hoeness, ish-kampion bote në futboll, është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg për evazion fiskal. Vendimi është marrë nga një gjykatë gjermane e cila ka hedhur poshtë edhe kërkesën e avokatëve për të shmangur burgun, meqenëse Hoeness pranoi vetë fajin. Hoeness, aktualisht president i Bayern Munich, ka pranuar se shifra për të cilën ka bërë shmangie nga taksat është 27.2 milionë euro, të cilat i ka mbajtur në një bankë në Zvicër. Ndërkohë fansat jashtë sallës së gjyqit kanë dalë me pankarta ku kërkonin lirimin dhe e falënderonin futbollistin “për gjithçka që ke bërë”.

Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-europe-26562558

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.