Arkiv-Lajme

Raporti i UNICEF-it: Mjekë e farmacistë nxisin nënat shqiptare t’u ndërpresin gjirin foshnjave!

Postuar në 11 Mars, 2014 09:56

Tregtia dhe fitimi nuk kursen as foshnjet. Kështu mund të përkthehet një raport i vitit 2013 që bazohet në monitorimin e praktikave të tregëtimit të zëvendësuesve të qumështit në Shqipëri realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF. Kësisoj, mjekët kthehen në sekserë për të bindur nënat të heqin dorë nga ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri dhe zëvendësimi me qumësht artificial. Në raport bie në sy fakti se në 50 % të rasteve nënat heqin dorë nga të ushqyerit e fëmijëve me gji në favor të ushqimit artificial pasi kjo u rekomandohet nga mjekët dhe farmacistët.

Këshilltari i Ramës: Do të isha bërë me dëshirë ministër kuisling

Postuar në 11 Mars, 2014 09:01

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Kulturën, Artan Shkreli, deklaroi se nëse do të jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore me shumë dëshirë do të donte të ishte ministër Kuisling. Deklaratën e fortë e bëri gjatë emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku teksa diskutohej vendimi i qeverisë Rama për rikthimin e eshtrave të Eqrem bej Vlorës, 4 herë ministër gjatë pushtimit të Italisë dhe Gjermanisë.

FRD-ja e Fierit rikthehet tek PD. Por kryesia e degës përgënjeshtron dhe thotë se është akt individual i kryetarit

Postuar në 11 Mars, 2014 08:40

Një deklaratë dhe një kundërdeklaratë për degën e FRD-së së Fierit, ku sipas kreut të kësaj dege Llazar Koliçi, anëtarësia i është ribashkuar Partisë Demokratike. Koliçi i u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj partie t`i bashkohen PD-së, sepse “FRD me pozicionin e saj të ri nuk shpreh dhe nuk mbron interesat e të djathtës shqiptare. FRD ka braktisur programin e saj dhe është kthyer në shtojcë të Partisë Socialiste. Ajo po braktis interesat e mbështetësve të saj. Ftoj anëtarët e Frymës së Re Demokratike të Fierit të mbështesin PD-në, si forca e vetme e djathtë”.

Pas operacionit të policisë, indinjohen besimtarët: Shteti po i shpall luftë Islamit, si në komunizëm

Postuar në 11 Mars, 2014 07:20

Pas operacionit të policisë në xhaminë e Unazës së Re në kryeqytet, besimtarët myslimanë kanë reaguar para kamerave të indinjuar në lidhje me ngjarjen dhe akuzat për rekrutim të besimtarëve për të luftuar në Siri dhe deklarojnë se policia dhunoi institucionin e fesë. Sipas një besimtari që ishte i pranishëm, “mua më qëlloi të hap xhaminë dhe pashë që Xhamia ishte mbushur me maska e të armatosur. Hynë në xhami me këpucë e çizme në tapeta ku njerëzit ecin pa këpucë. Kërkonin për armë e tritol. E besoni që mund të ketë? Besimtarët janë falur në rrugë dhe nuk janë lejuar të falen në xhami”.

Krime, Parlamenti voton me shumicë dërrmuese deklaratën e pavarësisë

Postuar në 11 Mars, 2014 06:11

Parlamenti i Krimesë ka miratuar me 78 vota pro nga 100 të mundshme, deklaratën e pavarësisë nga Ukraina, e cila është e nevojshme për të mbajtur referendumin e 16 marsit. Një punonjës i parlamentit të Krimesë tha për agjensinë e lajmeve RIA-Novosti se ky dokument është shumë i rëndësishëm si për referendumin ashtu edhe për bashkimin me Rusinë.

Ish-presidenti i Ukrainës, dyshohet zhdukja e 20 miliardëve USD në ar dhe 37 miliardë në kredi

Postuar në 11 Mars, 2014 05:03

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 20 miliardë dollarë në rezerva ari mund të jenë vjedhur dhe 37 miliardë dollarë në formë kredish janë zhdukur.  Gjatë tre vjetëve të fundit, më shumë se 70 miliardë dollarë kanë dalë nga sistemi financiar i Ukrainës dhe janë depozituar në llogari bankare jashtë vendit. Për gjurmimin e këtyre shumave marramendëse, VOA thotë se agjentë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Thesarit kanë mbërritur në Kiev për t’i ardhur në ndihmë udhëheqësve të përkohshëm ukrainas.

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Nishani: Të hartojmë strategjinë e re

Postuar në 11 Mars, 2014 04:08

Ka nisur rreth orës 10.30 e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Duke folur në praninë e mediave, Nishani sqaroi se “mbledhja e sotme nuk ka lidhje me një rrezik akut por në procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrijë efektet në vitet e ardhshme kam ftuar edhe kreun e opozitës zotin Lulzim  Basha. E falenderoj dhe them se mirëpres kontributin e tij.

Kush e vrau 'boss-in' e Lazaratit?

Postuar në 11 Mars, 2014 03:26

Telnis Skuqi ka shkruar një artikull, në të cilin përpiqet të zhbirilojë në ngjarjen e vrasjes së atij që është quajtur këto ditë si ‘bosi i Lazaratit’. Po publikojmë më poshtë shkrimin e tij:

Arrestime për terrorizëm në Tiranë, kapen armë e eksplozivë tek Unaza e re

Postuar në 11 Mars, 2014 02:47

Pas një hetimi nëntëmujor të shërbimit sekret, policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe një imam xhamie. Personave iu gjetur armë zjarri që dyshohet se do i përdoreshin për luftën në Siri, thotë b.ëeb. Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e re e Tiranës. Aksioni përvec Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera. 

Mesila Doda konfirmon: Basha shmang mbështetësit e Olldashit dhe ka afruar miqtë e vet në PD

Postuar në 10 Mars, 2014 16:22

Deri tani, raportimet e shtypit janë përgënjeshtruar nga selia blu, por kur mënjanimin e mbështetësve të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi e pohon edhe deputetja Mesila Doda, atëherë përgënjeshtrimi vështirësohet. Doda, ka hedhur akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha se po mënjanon mbështetësit e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, duke afruar në radhët e partisë miq të tij, gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” në A1 Report. Doda ka kundërshtuar gjithashtu qëndrimin e Bashës edhe për reformën territoriale, duke e cilësuar si jetike pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme