Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Nishani: Të hartojmë strategjinë e re

Postuar në 11 Mars, 2014 04:08

Ka nisur rreth orës 10.30 e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Duke folur në praninë e mediave, Nishani sqaroi se “mbledhja e sotme nuk ka lidhje me një rrezik akut por në procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrijë efektet në vitet e ardhshme kam ftuar edhe kreun e opozitës zotin Lulzim  Basha. E falenderoj dhe them se mirëpres kontributin e tij. Duke lutur mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj me qëllim për të shndërruar në një këshill  aktiv. Ju lus të bëjmë çështë e mundur të ndajmë këndvështrime sa më të përafërta, dhe përafrimi i sistemit tonë të sigurisë me vendet e NATO-s”. Më pas mbledhja vazhdoi me dyer të mbyllura. 
Diskutimi i dokumentit të ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të vendit, (pasi dokumenti aktual është i hartuar dhe miratuar përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO), është versioni zyrtar i axhendës së takimit. Takimi pritet të jetë i tensionuar, jo vetëm për shkak të ftesës për pjesëmarrje të kreut të PD-së dhe të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, por dhe për shkak të situatës së sigurisë në vend, moskomunikimit ndërinstitucional dhe konkretisht mosdhënies së informacioneve të SHISH për veprat e terrorit, pa përjashtuar dhe ndonjë përplasje për përgjimet që Visho Ajazi ka bërë ndaj policisë, politikanëve e ministrave. Të pranishëm janë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministri për Marrëdhëniet me Pushtetin Vendor Bled Çuçi, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Baze, drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, Kryeprokurori Adriatik Llalla.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.