FRD-ja e Fierit rikthehet tek PD. Por kryesia e degës përgënjeshtron dhe thotë se është akt individual i kryetarit

Postuar në 11 Mars, 2014 08:40

Një deklaratë dhe një kundërdeklaratë për degën e FRD-së së Fierit, ku sipas kreut të kësaj dege Llazar Koliçi, anëtarësia i është ribashkuar Partisë Demokratike. Koliçi i u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj partie t`i bashkohen PD-së, sepse “FRD me pozicionin e saj të ri nuk shpreh dhe nuk mbron interesat e të djathtës shqiptare. FRD ka braktisur programin e saj dhe është kthyer në shtojcë të Partisë Socialiste. Ajo po braktis interesat e mbështetësve të saj. Ftoj anëtarët e Frymës së Re Demokratike të Fierit të mbështesin PD-në, si forca e vetme e djathtë”. Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar anëtari i kryesisë FRD në Fier, Shezai Çobo. Sipas tij Koliçi është i vetëm në këtë lëvizje.
“Kolici ka dalë i vetëm pasi anëtarësia e kryesisë është këtu. Ne mbështesim programin e FRD”. Nuk ka munguar megjithatë ftesa e hapur e PD-së së Fierit, që në një dalje për mediat deklaron se PD mirëpret këdo që do të aderojë në këtë forcë politike.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.